Falen të gjitha gjobat, kthehen patentat dhe makinat e bllokuara
Kryeministri lajmëroi sot se do të falen të gjitha gjobat e karantinës, do të kthehen patentat e makinat e bllokuara gjatë periudhës kur nisi lufta me pandeminë e Covid-19.
“Le të startojnë të gjithë të barabartë fazën e dytë të luftës”, tha Rama në një dalje në rrjetin social Facebook, , duke theksuar se me dënimet e reja të parashikuara në Kodin Penal të ndryshuar së fundmi, nuk do ketë më tolerim për asnjë.
“Deri më sot janë ekzekutuar rreth 7000 gjoba për këmbësorë e rreth 1900 gjoba për shoferët me bllokim mjeti e heqje patente për 3 vjet.
Ne sot kemi vendosur mos ekzekutimin e të gjithë këtyre gjobave e kthimin tek të gjobiturit të gjitha patentat dhe mjetet e bllokuara.
Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit Penal të gjithë qytetarët le të startojnë të gjithë të barabartë kur hapja graduale do shoqërohet edhe me ndëshkimet shembullore për të cilat nuk do ketë më kthim pas, edhe ata që gabuan le të marrin të drejtën e le të startojnë të gjithë të barabartë fazën e dytë të luftës. Ama kush do dojë të jetë njish, do ta paguaje me të gjitha pasojat e rënda edhe penale që parashikohen me atë çka miratuam dje në Kuvend”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është konsultuar me homologë të tij evropianë në lidhje me hapjen mundshme në javët në vijim. Ai ka biseduar më kryeministrin e Austrisë dhe të Suedisë duke shkëmbyer përvoja krejt të ndryshme që ndiqen në këto dy vende.
Rama tha se cfarëdo arritjeje në luftën ndaj virusit mund të zhbëhet nëse nuk respketojhet distancomi social. Nëse aplikojmë hapjen shkallë shkallë nuk jemi të sigurtë se epidemia nuk mund të kthehet.
Rama tha se duhen respektuar rregullat jo se kërkon qeveria por se përmes kësaj mund të shpëtoni njerëzit e familjes, miqtë dhe të tjerët.
Të gjithë ecim në këtë përpjekje si të vetëm, duke memorizuar përvojat por ndërkohë duke patur parasysh rrezikun që kemi.