Albspirit

Media/News/Publishing

COVID-19/ Shqipëria përfiton 1.2 milionë dollarë nga SHBA

Shqipëria do të marrë 1,2 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të ndihmave për përballimin e situatës së koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadorja Yuri Kim nëpërmjet një statusi në Twitter. Ajo ka ndarë një pjesë të deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit i cili ka publikuar një listë me vendet që do të marrin ndihma dhe mes tyre është edhe Shqipëria, e cila do të përfitojë 1,2 milionë dollarë. Në deklaratën e DASH thuhet se kjo ndihmë për Shqipërinë do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, për gjurmimin e rasteve, mbështetje për ekspertët teknikë. Në deklaratë theksohet se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një ndihmë prej 693 milionë dollarë në 20 vite për Shqipërinë, nga të cilat 51,8 milionë ndihmë shëndetësore.

Please follow and like us: