TELEGRAMI EKSKLUZIV, 1928/KUR PRESIDENTI AMERIKAN URONTE MBRETIN ZOG
Nga Aurenc Bebja*, Francë.
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 15 shtatorit 1928, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit amerikan Calvin Coolidge dërguar mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një telegram nga Z. Coolidge për mbretin Zog
Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.
Tiranë, 14 shtator. – Mbreti Zog sapo ka marrë shkresën e mëposhtme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara:
“Unë jam i kënaqur t’i përcjellë Madhërisë Tuaj dhe popullit shqiptar urimet e mia me rastin e ngjitjes tuaj në fron. Populli amerikan bashkohet me mua në formimin e dëshirave më të sinqerta për shëndetin dhe lumturinë e Madhërisë Tuaj dhe për prosperitetin e Shqipërisë”.
(Nënshkruar): CALVIN COOLIDGE
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/telegrami-ekskluziv-1928-kur-presidenti-amerikan-uronte-mbretin-zog/.