Blerim Latifi: Ka 20 vite që, gjithandej trojeve shqiptare, hoxhallarë e ideologë vahabistë propagandojnë doktrina islamiste
Mos u çuditni! Sepse, siç thuhet, atë që ke mbjellur, atë do të korrësh.Ka 20 vite që, gjithandej trojeve shqiptare, hoxhallarë e ideologë vahabistë propagandojnë doktrina islamiste që prodhojnë jotolerancë, dhunë e terror kundër të gjithë atyre që mendojnë e besojnë ndryshe. Janë po këta që i frymëzuan afër 1000 shqiptarë për t’iu bashkuar ISIS-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin shqiptar në sytë e botës demokratike. Janë po këta, që sot, në vend të denoncimit e ballafaqimit me drejtësinë e vërtetë, shpërblehen me vëmendje mediale dhe me servilosje nga politikanët. Intelektualët heshtin, se kanë frikë nga gjuha e tyre kërcënuese. Politikanët heshtin, se kanë pazare të ndyra elektorale me ta. Serbia fërkon duart dhe u thotë atyre që dje na shpëtuan nga gjenocidi: shikoni për kë na keni bombarduar! Edhe njëherë: mos u çuditni me këtë terroristin e Vjenës me origjinë shqiptare! S’keni parë gjë akoma!