Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin: Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri duhet të sjellin ndryshim
Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, IFIMES, me qendër në Lubjanë, në një analizë për sfidat e vendeve të Ballkanit shkruan se zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri duhet të sjellin ndryshim politik në vend.
IFIMES thotë se beteja politike zgjedhore do të jetë edhe një përballje me strukturat mafioze të qeverisë aktuale në pushtet. “Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri duhet të sjellin ndryshime politike dhe një përballje me strukturat e mafias, të cilat janë më të dukshme në fushën e prodhimit të paligjshëm të kanabisit dhe narkotikëve të tjerë dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Në një analizë të publikuar pak javë më parë për zhvillimet në Shqipëri, IFIMES shkruan se “kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me strukturat e mafies, po e afron Shqipërinë gjithnjë e më shumë me Amerikën Latine, jo me BE“.
Raporti i plotë në anglisht: 2021 Balkans: Who jeopardizes Balkans?