Albspirit

Media/News/Publishing

Kënga e tepsisë në malet Dinarike

Folklori dhe tradita e hershme shqiptare, janë sa të lashta, aq edhe të larmishme.

Një prej tyre, ndoshta ndër më të bukurat e më të veçantat është edhe këndimi me tepsi. Tepsia (tigan bakri) është një formë popullore e të kënduarit në mesin e komuniteteve në malet Dinarike.

 

Tepsia vendoset mbi sofër, ndërsa rreth saj, vajza dhe nuse këndojnë. Ajo që e sjell tepsinë me dorën e djathtë, ka një unazë më të madhe se të zakonshmet, në mënyrë që krisma e unazës dhe rrotullimi i tepsisë të krijojnë melodi.

Videoja është bërë nga etnografët japonezë nga Muzeu Kombëtar i Etnologjisë në Osaka, të cilët, vizituan rajonin dhe regjistruan shfaqje të trashëgimisë kulturore.

Kënga që përcillet me tepsi është kënga “Në dërrasë të vekut kush po m’kjan”.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=252552086211710

 

Please follow and like us: