Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: Plagosja e misionares së paqes Selli Beker me plumb në këmbë në Bajram Curri në 1998

Në cilën këmbë të ta bëj një vrimë me plumb… e pyeti njeriu me maskë Selli Bekerin në Bajram Curri?!

Dhe plumbi u ngul në këmbën e saj.

Selli Beker, Ëngjëlli i Mostarit që kishte shpëtuar 250 fëmijë në Mostar të Bosnjes kishte ardhur në Tropojë të ndihmonte shqiptarët në 1998.

Por krimineli me maskë i doli në udhë dhe i tha, ‘në cilën këmbë don të ta bëj një vrimë me plumb’, njëlloj si t’i thoshte ‘a do të të qeras me një akullore’?

Kështu i tha një person i maskuar në verën e vitit 1998 Selli Bekerit (Sally Becker) në Tropojë dhe e qëlloi me plumb në këmbë.

Ajo kurrë nuk fajësoi shqiptarët. Në intervistat që dha, u shpreh se ‘shqiptarët nuk më vrasin mua’.

Asnjëhërë nuk u mor vesh, si shumë gjëra që vdesin pa u marrë vesh, se kush dhe pse e plagosi anglezen Selli Beker, Engjëllin e Mostarit, këtë grua të jashtëzakonshme, këtë misionare të paqes, që kishte shpëtuar mbi 250 jetë fëmijësh në Mostar të Bosnjës dhe që kishte ardhë në ndihmë të banorëve të dëbuar të Kosovës në Tropojë.

Lajmin e parë për plagosjen e saj ia dha BBC përfaqësuesi i UNHCR, Xhemil Shahu, djali i xhaxhait tim.

Bill Foksten e ndihmoi Sellin të shërohej dhe të mos i këputej këmba nga gangrenizimi.  Në spitalin e Bajram Currit atëhere kushtet ishin të rënda. Billi ia hoqi plumbin nga këmba. Bill Fokstën, ushtaraku anglez, major që kishte ardhur si shef OSBE-je në Tropojë.

Bill Foxton u dashurua me Sellin dhe sot kanë një vajzë që ka moshën e lirisë së Kosovës.

Bill Fokstën, me krahun e këputur në luftë, që i donte shumë shqiptarët dhe të drejtën e tyre, që ka vrarë veten, më ka dhënë një intervistë të jashtëzakonshme në Bajram Curri në qershor 1998.

Histori rrënqethëse po hyjnë në librin tim “Lufta ime për Kosovën”, histori që pak ose aspak i dinë…

Please follow and like us: