Albspirit

Media/News/Publishing

Arkitekt Enea STAVRE: Zënia e trotuareve të qyteteve, shkak aksidentesh

 

 

 

Zënia e trotuareve nga bizneset është një problematikë e cila duhet marrë në konsideratë nga qeverisja vendore. Trotuaret janë hapësira publike të cilat janë ndërtuar për këmbësorët dhe janë një pjesë mjaft të rëndësishme e infrastrukturës urbane.

Ne pretendojmë që planifikuesit mund të krijojnë qytete më të mira për qytetarët duke rishikuar tre aspekte të planifikimit të trotuareve (Ehrenfeucht. R& Loukaitou-Sideris. A, 2010):

Trotuaret si infrastrukturë;

Trotuaret si hapësira të jetës së përditshme;

Trotuaret si destinacione për kohën e lirë.

Objektivi është të ndërtojmë infrastrukturë cilësore dhe hapësira më të adaptueshme në të gjithë qytetin.

Sipas Global Designing Cities Initiativetrotuaretshërbejnë si:

– Mënyrë për lëvizje duke rritur promovimin e ecjes;

– Hapësirë publike;

– Element kryesorëi aktivizimit social.

Bazuar në Ligjin Nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, këmbësorët duhet të lëvizin në hapësirat e caktuara për ta, që janë trotuare, bankina, shëtitore, etj.

Trotuaret si pjesë integrale e infrastrukturës rrugore janë një investim publik i cili shërben për qytetarët dhe zënia e tyre nga bizneset e ligjshme apo të paligjshme është një ceshtje që duhet zgjidhur nga organet kompetente.

Trotuaret ndikojnë në:

Siguri tëkëmbësorëve

Shëndet të këmbësorëve

Promovim qytete aktive

Lejim për hyrjen e këmbësorëve me nevoja të veçanta të lëvizjes.

Promovim të komunikimit midis njerëzve dhe hapësirës urbane.

Lehtësim tëndërveprimit shoqëror

 

Zënia e trotuareve krijon pengesa për:

Qytetarët të cilët duan të ecin lirshëm;

Individë me aftësi të kufizuara;

Nënat e reja që ecin me karrocë;

Fëmijët të cilët kanë nevojë për kujdes të shtuar.

 

Rekomandime

 

Nga zënia e trotuareve këmbësorët janë të detyruar të ecin në rrugen e mjeteve jo vetëm duke shkelur kodin rrugor por dhe duke rrezikuar jetën, pra cështja e zënies së trotuarve duhet të marrë vëmendjen qëmeriton.

Hapsira publike nuk duhet të përdoret për qëllime përfitimi të sektorit privat sepse të mirat publike duhet të përdoren për nevoja publike, pra për interesin publik.

Trotuarët e zëna shpesh bëhën të padobishme për këmbësorët por duhet tëdimë që ato janë një e mirë publike dhe jo një e mirë private.

Qeverisja vendore duhet të marrëmasa duke kufizuar përdorimin e trotuareve në qytet nga bare, restorante apo dyqane sepse zënia e tyre jo vetëm krijonë zhurmë në qytet por bëhet dhe shkak aksidentesh për qytetarët.

Trotuaret publike duhet të jenë të arritshëme për të gjithë, përfshirë përdoruesit e karrocave, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe të tjerët me nevoja të veçanta për lëvizje(Smith. H&Manoela dos Santos. P., 2019).

 

 

Referenca

Ehrenfeucht. R& Loukaitou-Sideris. A (2010), “Planning Urban Sidewalks: Infrastructure, Daily Life and Destinations”:1

Ligjin Nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”

8 Principles to Better Sidewalks

 

Sidewalks

 

Please follow and like us: