Albspirit

Media/News/Publishing

Vigjilenca Abazi, ligjëruese në universitetet më prestigjioze botërore

Të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, por jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit, por edhe në atë akademike, njëra nga këto është 27 vjeçarja nga Shkupi, Vigjilenca Abazi.

Abazi është vetëm 27 vjeçe dhe ka një biografi të jashtëzakonshme.

Ajo është anëtare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente në Universitetin e Mastrihit. Ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit, dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian dhe pjesë e autorëve që kanë shkruar Direktivën për Mbrojtjen e Informatorëve të Bashkimit Evropiane.

Aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ku ka më shumë se njëzet botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar nga dhe për Universitetin e Oxford-it, të titulluar “Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrja në BE”.

Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.

Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë  në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezantojë kërkimet e saj në Parlamentin Evropian dhe Parlamentin Holandez.

Please follow and like us: