Arrestohet homologu i konspiracionistit shqiptar, pritet të ndalohet edhe moderatori i shkarë që i jep zë publik
Jacob Anthony Chansley i njohur ndryshe si Jake Angeli është arrestuar nga policia amerikane për trazirat në godinën Capitol. I vetquajtur QAnon Shaman, është një konspiracionist i mbështetur në teori të pabaza që më 6 janar spikati duke qenë ndër të parët që hyri në godinë me një veshje të veçantë ku dallohej një fytyrë e lyer, trup gjysmë i zhveshur, kapele e gjatë prej leshi dhe dy brirë. Konspiracionisti ka qenë ndër të parët që ka deklaruar se brenda vaksinës ka edhe një çip, gjë që u kopjua nga konspiracionisti shqiptar dhe u deklaruar në një televizion kombëtar. Deklarata solli panik në mijëra qytetarë, kryesisht analfabetë ose me pak vite shkollimi. Policia është në kërkim të moderatorit, gjithashtu të rjedhur, që e ftonte vazhdimisht për të shprehur pikëpamjet e tij.