Albspirit

Media/News/Publishing

Dritëro Agolli: Dhe ngjiten në kodër hajdutët dhe kurvat

Intelektualit indiferent

Në vite të zgjebur, të rrjedhur nga guvat,
Zbret pas historia si rrotë
Dhe ngjiten në kodër hajdutët dhe kurvat
Të shajnë e të nëmin heronjtë.

Dhe ti i zgërlaqur , kur shpohen kambanat,
Në sofër më hesht si bizele,
Paçka se kusarët, paçka se putanat
Heronjtë i mbështjellin me zhele.

1993.

Please follow and like us: