Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Je një re në syrin tim

 

 

Te je një re në syrin tim,

Një re e bardhë  si dëborë,

Unë dorën zgjat që të të prek,

A preket reja vallë me dorë?!

 

Ti je një re në syrin tim,

Që zbret ngadalë nga netët blu,

Sa herë që unë nis e zgjat dorën,

Tretesh ngadalë e humb  diku.

 

Ti je një re në syrin tim,

Dhe mall i trishtë  si në një  ëndërr,

Sa herë që nata mbyll qerpikët,

Më bëhesh dhimbje, shkon në zemër.

 

Ti je një re në syrin tim,

(O zot ç’magji të bëkan gratë)!

Ti je një yll nga qiej ëndërrash,

Ti je një dhimbje kaq e gjatë!

 

Ti je një re në syrin tim,

Që asnjëherë nuk m’a zë dritën,

Po mbyll qerpikët dalëngadalë,

Sepse kam frikë se mos më ikën.

Please follow and like us: