Albspirit

Media/News/Publishing

Lleshanaku nominohet për çmimin “Poeti Europian i Lirisë 2022”

POETJA LULJETA LLESHANAKU
NOMINOHET PËR ÇMIMIN LETRAR
“Poeti Europian i Lirisë 2022”,
organizuar nga Qyteti Gdansk, Poloni.
Në përbërje të jurisë do të jetë edhe nobelistja polake Olga Tokarczuk
Çmimi synon të nderojë dhe të promovojë fenomenet në poezi që trajtojnë një nga temat më thelbësore për lexuesin bashkëkohor – lirinë – dhe, njëkohësisht, karakterizohen nga vlera të jashtëzakonshme artistike. Çmimi mund t’i jepet vetëm një shkrimtari të gjallë nga Europa.
Poezitë e Lleshanakut janë përkthyer nga shqipja në polonisht nga përkthyesja e mirënjohur Dorota Horodynska.
Rezultatet e konkursit do të shpallen në pranverën e vitit 2022, gjatë Festivalit të Poetit Europian të Lirisë, organizuar në Gdańsk. Laureati i Çmimit Poeti Europian i Lirisë do të marrë një statujë dhe një shpërblim prej 100,000 zlloti polake. Përkthyesi i poetit fitues do të marrë gjithashtu një statujë dhe një shpërblim prej 20,000 zlloti polake.
Juria e Çmimit
Juria e Çmimit të Poetit Europian të Lirisë do të përbëhet nga Krzysztof Czyżewski (kryetari i jurisë), Paweł Huelle, Zbigniew Mikołejko, Stanisław Rosiek, Anda Rottenberg, Beata Stasińska and Olga Tokarczuk.
Sekretari i Çmimit do të jetë Andrzej S. Jagodziński./exlibris/
Please follow and like us: