Albspirit

Media/News/Publishing

Policët hedhin përtokë dhe e tërheqin zvarrë bashkëshortin e Besa Shahinit

Gjatë një proteste para Policisë së Kosovës është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit. Mediat kosovare raportojnë se Molliqaj po protestonte bashkë me simpatizantë të PSD për shkak të qasjes që ka Policia e Kosovës ndaj partive politike për masat anti-COVID. “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”,- ishte motoja e simpatizantëve të partisë së Molliqajt, 13 prej të cilëve tashmë janë arrestuar së bashku me kryetarin. Kjo nuk është hera e parë që Molliqaj arrestohet. Para dy vjetësh ra në prangat e Policisë, pasi kishte protestuar në 2015 për lirimin e Albin Kurtit.

Please follow and like us: