Shefqete Gosalci: Martirëve shqiptarë
(Martirëve shqiptarë të të gjitha luftëra çlirimtare të masakruar në përballje me tre regjime serbe, në ditën e përkujtimit të gjenocidit me 15.01.2021).
NJERËZ TË ZI ME ORIGJINË FERRI
Deri atë ditë mëngjeset i patëm plot dritë
…erdhët ju njerëz të zi me tanksa e Rusi
E na ratë në votër ku nana po më ipte gji
Krijesa të helmta me asgje të veten, ardhur nga askund
Të mbarsura me masakra e krime
Të frikësuara nga liritë
Na e gjymtuat njomësinë, lashtësinë e hitorinë
Krejt thikat shpirtin na e shpuan
Krejt dhimbjet mbi supe na ranë
Për çikat që na i zhvirgjëruat para babës e botës
Për sytë e bukur të fëmijëve që na i zijtë e i përbitë
Për nanat dhe foshnjet shpuar bajonetash
Dhe gjakun që me dolli e kupa na e pitë
Për bukën e krypën t’shkelun me çizme e të pshtyrë
Për dasmat e Hyjneshave dardane shkuar nuse pa dhëndurë
Thinja i dolën edhe borës kur ua thyt kororën
…deri kur?
Për fëmijët e palindur, fëmijët pleq e ata acareve ngrirë
Për librat e pashkruar, këngët e pakënduara, emrat që kishim planifikuar
Dhe çdo fije bari të pa mbirë
Për andrrat dhe kujtimet tretur honeve të burgjeve ndër shekuj
Shqiptarësh të njomë zemërhekur
Për ushtarët shqiptarë vrarë ditën e mram sallduar nëpër arkivole
Dhe ata që i gjymtuat e hodhët n’bunar
Nga trishtimi shikimi la sytë, iku për t’mos i patë
Ata lule gjaku janë ba matanë
Aroma e tyne frymen ka me jav nxan
Për artefaktet dhe kufomat vjedhur tinëz si e keni traditë
Që ende rrinë zgjuar t’uj pa andërr shtëpitë
Për djersën e baballarëve, arkat e gjysheve dhe stolitë
Për arin e Trepçës që nëpër botë e shpërndatë, e na lat duarthatë
Për gjithçka na vodhët, tjetërsuat e mohuat,
Për Tivarin, Kotlinën, Grashticën, Mejen, Izbicën…Reçakun
Për hirin e shqiptarëve djegur në furra që nëpër asfalte e shtruat
Me elaboratet shfatosëse dhe masakrat që në Beograd i projektuat
Ti Serbi hijenë trumykur me rrenat tatuazh në ballë, botën t’u e tallë
E ti botë e hutuar ju ke besuar, i pate llastuar
Ju thoje, gëzuar!
Ju satanë, kanibal e mizor, që shkretëruat q’u erdhi në dorë
Edhe andrrat të zeza i keni,
Njerëz të zi me origjinë ferri
Zia juaj ka me ju përbi
Ju gjakpirës të shekullit të abortuar, hijena e langoj
Me krime e masakra u krenuat
Pastaj, Beogradi ju dekoroj?
Për tokën që me terre e keni mbështjellë e për botën që u stërkeq për dreq
Me gjithë këto plagë e varre që tokën kan rëndu
Zot, sa mirë, që s’jemi si ju!
Shqiponja gjoksçarë fluturoj qiellit shqiptar
Klithmë e gjakut buroj nga zemra e tokës
E i tregoj botës
E ti botë e pëdalë shpërlaju me det- lotët shqiptarë
Botë, rrotulloje boshtin tënd mbarë e lidhe nyje kërthizën e zgjidhur sa ende zorrët s’të kan dalë
Botë, të lutem shikohu n’pasqyrë e gjeje një mënyrë t’na shikosh në fytyrë,për gjithë këtë mynxyrë?
Botë e ngatërruar të lutem shfletoje një faqe përtej vetes
Atë të së vërtetës, e jepi shpirt jetës
Botë e civilizuar shkundu fort, rrëzohu, plandosu, në daq edhe fundosu
…dhe zgjohu
Zgjohu ndryshe me liritë në gji
Me traktatet që vet nënshkru i ki
Për një botë tjetër
Me njerëzim të ri.
Please follow and like us: