Kina prezanton trenin e shpejtë që ecën e 643 kilometra në orë
Kina e ka prezantuar prototipin e një treni të ri, për të cilin thotë se mund ta arrijë shpejtësinë deri në 643 kilometra në orë.
Një version më i shkurtër i trenit të quajtur “Maglev”, i përbërë vetëm nga një vagon, u shfaq në një segment të kufizuar të rrugës testuese në Chengdu më 13 janar, shkruan Independent. I ndërtuar nga shkencëtarët e Universitetit Jugperëndimor të Jiaotong-ut, treni i ri nuk ka rrota, por për të lëvizur përdor magnetë që ia mundësojnë të qëndrojë pezull mbi vijën e lëvizjes. Magnetët përdoren edhe për ta përshpejtuar trenin. Polet e kundërta e tërheqin dhe e shtyjnë trenin përpara, ndërsa të njëjtat pole përdoren edhe për ngadalësimin e tij.
Please follow and like us: