Albspirit

Media/News/Publishing

Sekreti më i madh i Jugosllavisë, ja çfarë kishte në kasafortën e Titos

Beograd, 16 janar – Komisioni Kombëtar i Serbisë ka zbuluar sekretin më të madh të Jugosllavisë, që mbahej i fshehtë për 33-vjet me rradhë, duke hapur kasafortën e liderit të shtetit jugosllav, Josip Broz Tito.

Pas vdekjes së Titos më datë 4 maj të vitit 1980, sipas vendimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të gjitha sendet personale të Titos u mbyllën në një kasafortë.

Disa nga këto sende personale iu dhanë vetëm Bankës Kombëtare të Serbisë

Medaljet e Titos nuk janë ruajtur nga Banka Kombëtare e Serbisë.

Këta medalje është vendosur që të nxirren në publik, shteti të mbajë origjinalet, ndërsa familjarëve iu është dhënë kopje e medaljeve, si dhe kompensim i kopjeve.

Në mbledhjen e Kryesisë së Jugosllavisë, të mbajtur më 30 mars 1982, sekretari i përgjithshëm, Ivan Dolniçar, kishte njoftuar anëtarët e Kryesisë rreth

Në mbledhjen e Kryesisë së Jugosllavisë, të mbajtur më 30 mars 1982, sekretari i përgjithshëm, Ivan Dolniçar, kishte njoftuar anëtarët e Kryesisë rreth trashëgimisë së Josip Broz Titos.

ImageImage

Ja pasuria e Josip Broz Titos:

1. 29 kilogramë e 366 gramë ari në shufra dhe pluhur

2. 2663 monedha ari dhe dukatë

3. 1271 copë monedhash numizmatike

4. 26, 219 dollarë amerikanë

5. 36 mijë marka gjermane

6. 149 copë bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq)

7. Safir i kaltër i familjes Romanov

8. 18 komplete pjata të argjendta, argjendtë të praruar

9. 83 copë mansheta, pako cigaresh, medaljone, zinxhirë, shenja etj.

Please follow and like us: