Hafize F. Elshani: Deputetët që i duhen Kosovës…
Hafize F. Elshani
Nuk e di pse duhet me dal në ekranet televizive çdo natë e me na tregu se çfarë deputet të “mirë” po ofroni nga ana e partive të juaja në tansi. Ku tash e 20 vite veç i njohim si paren e kuqe.
Unë personalisht besoj edhe shumë të tjerë që kanë pak logjikë e shohin programin, sepse në çdo vend në botē në zgjedhje “lufta” më e madhe bëhet për programin më të mirë. Në Kosovë ka rëndësi deputeti/ja, mundësisht me dal me ndonjë foto me (canon profesional, ku edhe nuk e njeh prej fotoshopi), tu i lidh durt ta merr mendja na i kem punët krejt okay, në rrjete sociale me vendos numrin për me votu e mbishkrim me shkru qysh i falenderohet dajës, tezes, axhës, thashetheme… që është këtu fal tyre (Zot ruana).
Sa jemi të programi, bash i kam qef me i analizu diqysh veç renditjen ia ndërrojnë, total të njëjta.
Do të thotë nuk jeni duke bërë asgjë në lidhje me programin qeverisës që mua dhe një (shumice) i intereson; na keni lodh me fjalë, me manipulime, mos shkoni me vjedh programe të Obamës se jo që nuk mundeni me i realize, por edhe qesharakë po dilni, i vetmi send që mundet me na lidh neve me Amerikën është që ni frym e madhe me kanë atje ne në Kosovë na u ndalet rryma.
Pra në Kosovë 2021-it ende ndalet rryma, ende ndalet uji.
Në Kosovë ende nuk kemi cilësi në asfalte, ura e ndërtime, ende nuk dihet çka ndodh nëse do ketë një tërmet të fortë si janë ndertimet e larta në vendin tonë? (Kjo politikëve nuk u intereson se shtëpitë e veta i kanë edhe me dyer të blinduara, punë e madhe për popullin). Te ne ka mbindërtime dhe shumë manipulime me lejet e ndërtimeve. E vetmja gjë që keni bë është zallin e keni origjinal hala se nuk ja keni marr dorën me falsifiku edhe ata.
Shëndetësia; thuhet shumë aq shumë sa e keni tepru, ka përmisime në shëndetësi, por jo aq sa pretendoni që keni bërë ose që mundeni me ba.
Pyes veten, ku jetoj unë, çfarë ardhmërie pritet nga kjo gjendje aktuale që nga paslufta?
Gjithçka u bë eksperiment në ketë vend, shkon tek mjeku, bëhesh eksperiment, hyn në sallën e operacionit je eksperiment dhe vdes pa e bërë mend e tjera, madje gjithmonë për vdekjen fajtori është vetë viktima. (Nime hallall ju koftë forte, ngul na keni me maska pandemi prej 10centve 1euro e nalt, mandej ma me dezinfektusa sos krejt na keni, 90% i shkrujke alkool a kur e qitshe uj krejt, ah arsyetimi ishte e paske virusin, bane testin se alkool i fortë është qudi që po doket ujë)…
Ekonomia; e keni tkurr për interesat tuaja, për dallavere e përfitime të juaj sa secili kap njërit mshoj tjetrit, jeni bërë njejt, nuk keni ba asgjë edhe nuk keni asgjë konkrete pos deontologji në programet e juaja, (jeni mësu me këpurdha me thirr të votohet se keni me i punësu në fabrika të tilla). Jeni msu që me thanë (kem me hap fabrika që kurrë deri sot nuk janë hapur), jeni mësu pra me ba fushatë me ekonomin e Kosovës, krejt çka keni ba ose që mundeni me ba “ju” është me rahatu dajë e teze e ilake me naj tender se hap zhvillimi ekonomik nuk keni.
Bujqësia; e keni lodh këtë sektor sa vërshimet e sa shirat kanë bërë dëme, i keni vizitu qato ditë se s’keni pas qare prej presionit medial, deri sot asnja prej jush nuk shkoni për qef me i vizitu, me fol se qysh me ja ba me ba bujqësinë ma të fortë, pasi jo kot e them në Kosovë ka shumë tokë për punë që bëhet shumica e produkteve, shumë e shumë që na nuk kishim pas nevoje me ble prej Serbie e prej askujt pasi i kishim pas produketet tona, po ju krejt çka bani dhe e keni në listen e programit tuaj është subvencione për buqit, kaq dini kaq bëni. (Rritni mollat tu i qit kemi) .
Arsimi; për me fol për shkollat ju politikanë i keni rezultatet e “PISA-s”, atje kishte plot kompetentë dhe njerëz të tjerë duke përfshirë plot pisa që folën për PISA-n, por pak persona dhe fare pak folën për pisët dhe pisat e Kosovës. Madje për çudi shumica që folën për PISA-n ishin në thelb pisa të paaftë, pseudoanalistë dhe sharlatanë që ushqejnë shoqërinë vetëm me cinizëm, përçarje, retorikë boshe dhe ide populiste të servirura nga armiqtë e shqiptarëve.
Është fakt që prej shumë vitesh, shumë pisa e kanë shkatërruar arsimin në Kosovë dhe nga këto pisat më të mëdhenj janë ato brenda sistemit arsimor.
Këto janë profesorucët që kanë shitur notat prej vitesh, ata që kanë ngatërruar profesionin e profesorit me profesionin e tregtarit ordiner apo më keq mashtruesit; janë ata profesorët kopjacë që më shumë kanë përkthyer sesa kanë shkruar, janë ata “profesorët” që janë bërë profesorë ndonëse mezi kanë kaluar klasën jashtë shtetit. Në këto kushte, nevoja për një reformim tërësor të arsimit duke filluar nga verifikimi dhe sigurimi i cilësisë së profesoratit, sigurimi i një vlerësimi korrekt, ndëshkimi i kthimit të arsimit në biznes, janë vetëm parakushte për ringritjen ku duhet të cilësisë në arsim.
Në Kosovë duhet të ndryshohet fakti që drejtori i shkollave të jetë në gradë politike, duhet të pastrohen shkollat dhe mos të kenë të bëjnë asgjë shkolla dhe politika, nxënësi dhe politika, profesori dhe politika, drejtori dhe kryetari politik.
Jam e bindur që edhe ky shkrim shumë pisave nuk do u pëlqejë dhe do u duket pis, por kjo nuk paraqet rëndësi, pasi shumë këta janë në thelb analfabetë funksionalë që interneti u ka dhënë zë dhe figurë.
Përfundimisht, nëpërmjet PISA-s shikohet që arsimi është bërë shumë pis sikurse gjithë Kosova dhe se shteti ynë, kërcënohet nga pisat më pis që ka prodhuar njerëzimi.
Siguria; me t’u dridh duart për të folur për sigurinë në vendin tonē, çdo ditë ndodhin vrasje, grabitje me armë, vjedhje të rënda, trauma, dhunime, ngacmime në rrugë institucione, zyra e thuaje çdo vend, u zhduk si dikur ari në dhomat e policisë, pastaj 2 milonë euro u avulluan dhe politikanët dalin me program ku shkruajnë se do jemi transparentë dhe do bashkpunojmë me qytetarët. Jo, jo prisni pak…
Për me pas siguri si duhet fillimisht “analfabetet” që kanë hy në FSK, Polici e në IPK duhet o m’i trajnu ren o duhet me ja dha dokumentet ndër sqetull e me i thanë ‘suksese se nuk jeni për këtë punë’! Duhet kur polici hetues i shkon një qytetar ta paraqes një rast mos ta anashkalojnë pasi shumë raste kanë perfunduar me fatalitet nga anashkalimi i policisë, apo dhe rastin konkret që e kemi pasur në Drenas ku vajza ka rrëfyer ankthin e saj seksual nga ana e profesorit, polici në vend mbrojtje ia ka thelluar ankthin dhe iu është bashkangjitur zinxhirit kriminal. Pra, ju lutem, t’i testoni fillimisht me ndonjë psikiatër një nga një dhe ta dimë nesër dhe të jemi të sigurtë se jemi në stacionin policor.
Ndërsa me fol për tregti dihet i vetmi treg që kemi ne najsen në të zezën sen ma tepër, çka patët nime program qeverisës për këtë apo si gjithmonë importi do jetë normal focus, por eksporti do ketë rritje, e çka ke me dërgu ekport, naj turshi a?
Politika e jashtme; aaa kjo MPJ u kënaqën tu i vizitu krejt vendet, jeto o jetë çfarë vizioni, çfarë foto po bajnë me i marr lakmi, ani do të deti kur po i bajn me tu rrit ymri bre, çka patët për politikën e jashtme me na njoft shtete si Spanja, Brazili, Rusia aaa, kur ashtu hajde përhajr?… Jo s’i kemi ato njohje pa luftu korrupsionin, krimin e organizuar, na veç qishtu mes agjencioneve naj Dubai me (sylejbena) naj Antaly me u knaq tu u la me i postu fotot krejt tu u shkri e tu u pak, sen ma tepër na politikë jashtme, jo…
MPB; sa e sa vrasjet para lufte pas lufte u bënë deri sot kurrë send nuk u zbardh, bile ju kish dhez ma shumë me ja qit drynin krejt ose ni pankartë renovim nuk ju ka mbet tjetër. Sa e sa krime po lulëzojnë në Kosovë (ne krenohemi që i kem zanë dy vetë tu ja vjedh njani-tjetrit xhokerin e letrave në xhep). Ose ma e madhja që krenohemi si MPB është që (njanit ja ka përpi kartelën e bankës bankomati se ja ka jap pinin gabim, e u kap që dyshohet se nuk ka qenë kartela tij). Kaq Kosovë… Program qeverisës çka nime diçka për MPB, ah po e shkruni aty me të kuqe e nënvizune luftimi i krimit i korrupsionit, lojrat e fatit etj. E dime, e dime, i keni sakatu lotot e këta që t’u pi raki i ka za gjumi mbi tavolin bixhozit, ju lumtë.
Politika; me fol për politikën diqysh nuk di ka ja nisi, fillimisht mos me kanë do bija tona që kanë lobuar furishëm na sot ishim pa donacione të Turkisë, pa donacione të Dubait, pa donacione shokuese marramendëse që kurrë nuk e dimë ku i kanë imvestu a çka kanë ba… Pra politika në vendin tonë është me qenë sa ma zotni paraqitje ose zonjë, mundësisht naj kravat si Obames ose naj perlë në qafë si Merkel, me naj këmish (GANT) aty ktu me naj gjamper (Chanel) a din sa ma fuqishëm me u kallxu që na shkelni me kambë, (duke e perjashtu Haki Abazin, Gani Gecin edhe Ganimeten, që hala veshin këmisha kulmave)…
Pra në program qeverisës kur dilni me prezantu o në trenerka e me duks, nëse dilni e paraqisni edhe është shembull na kem me ju votu; nuk na intereson pse ju keni pare se na e dimë tash ma atë fakt, dita-ditës jem bindur që keni, po na intereson programi qeverisës, çka ka me u ba me viza, çka ka me u na me politikën e jashtme, për studentet që duan dhe kanë kapacitete me studju jashtë, por ju duke nga mbas Chanel-ve i keni izoluar, ua keni humb të ardhmen, ua keni prish andrrat, po na mbani të izoluar si burgosur, edhe dilni na flisni për politikë jashtme, boll ma…
Investime kapitale kur po ia shoh në planë programet e juaja po na luni kapakin e kokës, investimet e vetme që i keni ba secili nga ju politikanë… janë masazhet, motelet në çdo tre hapa që ecim sen ma tepër, me falni edhe noter secili ja ka hap nga një djalit vajzës, këto i keni investime kapitale.
Diaspora; jeni tu e tepru duke i përmend, do bëjmë për ta për të mirën e tyre për fëmijët e tyre, kur të vinë në Kosovë të shohin festivale këngësh evallzimit dhe të argetohën, nime?… Mani more hej, diaspora nuk vjen Kosovë me pa veç këngë e valle, diasporës iu rritet ymri me pa rrugë me kualitet, me pa nxënësa ekselentë, me pa kulturë në rrugë, mos me pa bërllog në rrugë, me pa që ka siguri në rrugë, me la shlir veturën e parkume pa ja thy dikush, me dal çika a djali pa i ofendu askush; këto kanë dëshirë me i pa në Kosovë, se diaspora e ka dasht Kosovën gjithmonë pat e nuk patë, edhe nime me ja kujtu ata kanë nevojë për me ditë që familjarët që i kanë në Kosovë shteti i trajton si njerëz jo duke i lënë të zhveshur përball shtetit. Pra punoni për vend, për çdo dukuri negative me eleminu atëherë e keni përmbush edhe diasporën sepse ata e duan vendin e vet më shumë se disa nga ju që dilni në ekrane televizive veç folni çka të ju vjen në gojë.
Komunat, bashkëpunimin e vetëm që e kanë mes vete janë me lajmëru njani-tjetrin kujdes se kish radar qikaq sen ma shumë bashkëpunim nuk kanë.
Diçka edhe për qeveri se me jetë pikë pa e thanë, pikë e kam me ditë kush është aj Batoni në qeveri që u pat degju ajo përkthysja në Kuvend duke ju drejtuar “Baton oooo Baton….”, a din veç kurreshtje a ka najsen plan program për qito sene edhe brenda qeverisë, se nime skandale seksuale hala nuk ka pas aty se krejt jeni ilake daj e teze. Qofsha e gabuar!
Pra në shkollë, madje edhe në kopshte ju na mësuat e i mësoni si të sillemi me botën, si të jemi të edukuar, të sjellshëm, të drejtë, atëhere pse dilni jashtë këtij morali që ne na thonit kurrsesi mos t’i bëjmë?
Prindërit gjithmonë i ngushëllojnë fëmijët e tyre duke u thënë se nuk është fundi i botës, por nuk besoj që mund të vazhdojmë ta themi më kështu.
Kosova është në rrezik, nga mjedisi, nga politika, nga vetë kasta politike që gjithçka e ka kthyer në biznes e jo demokraci, që gjithçka është shndërruar në demonkraci. Shteti im Kosova po na lë përball saj të zhveshur e të pa mbrojtur.
Sa njeriut këto ditë po i bjen ta lidh kravatën për herë të dytë në jetë! E para duke qenë dita e martesës dhe e dyta – kandidimi për deputet!
Hajna, kriminelë, ordinerë, mashtrues, matrapazë etj… që ju shkon tensioni i gjakut mbi vlerën normale edhe ju rritet sheqeri, dijeni që kanë me ju mbet në fyt një ditë krejt ju që e keni zhvat Kosovën.
E shkruajta pa rrymë këtë shkrim Kosovë edhe t’u prit me ardh uji. Faleminderit, hapni sytë jo për tendera, ama për plan-program.
E di që ka asi njerëz si puna ime që i bin votës iks, e bëjnë të pavlefshme për faktin se nuk keni model origjinal, nuk prezantoheni origjinalë, nuk keni program origjinal, kështu që edhe na ju ndëshkojmë, të fala…
Ju lutem veprimet tuaja të pasqyrojnë fjalët tuaja!