Donika Gërvalla: Sfida ime e parë si kandidate për deputete
Ka pak ditë që jam kthyer përsëri në Kosovë. Këtë herë për një kohë më të gjatë.
Për herë të parë kandidoj që si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jem pjesë e drejtpërdrejtë e politikës së vendit. E shoh këtë si kontribut timin për çlirimin e Kosovës nga krimi dhe korrupsioni i instaluar prei vitesh dhe hapjen e një perspektive më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.
Unë në politikë mbetem ajo Donikë që kam qenë gjithmonë, me të gjithë personalitetin dhe bindjet e mia. Askush nuk do të mund të ma ndalojë mendimin e pavarur, të mësuar dhe ushtruar që në vegjëlinë më të hershme në Prishtinë dhe Dubovik, Shqipëri dhe Gjermani. As respektin ndaj qytetarit në çdo cep të vendit. Për mua Kosova nuk është vetëm Prishtinë, por është çdo qytet e fshat nga Dukagjini në Drenicë, nga Llapi në Anamoravë dhe sigurisht edhe në Mitrovicë.
Gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme në këtë platformë, por edhe tjetërkund do të mund të lexohet konkretisht se si, së bashku me një grup të vogël, płot njerëz të guximshëm dhe të mençur, kemi menduar të japim kontributin tonë.
Please follow and like us: