Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Mustafa V. Spahiu

 

SONATA E HËNËS JEHON…

 

Nis e bardhe n’azdi t’majit gjingrohtë,

E mori me dorë një fat më t’mirë, si

Hatixhja vajti nuse n’Elbasan dëshirë,

Lulja e pashijuar mos u mallëkoftë –

 

Dëgjohet orkestra pa t’verdha astrale,

Sonata… vjen me okarinat tinës, me

Ritual’i Sabës me flokë hëne shpinës,

Argjilia, arina-astritë rritur n’për male.

 

Shtyllave t’flakës shëndritshëm qielli,

Akorde të forta organo bubullinë, që

Përcillej me orgji, rituale valle n’lëndinë;

Lumin e hekurt’zi e shkrinte dielli,tej-

 

Zjarrtë – vërshojnë drita të Perëndisë,

Najada e vestale shkojnë përdore,pas

Siringave janë nisur tërë bota bimore;

O, për ta zgjuar nimirin e mrekullisë, e

 

Soanata e hënës mbetët një fshehtësi,

Tingujt e kllasi të magjepsin në skenë,

Shakoni priu – kumti e mori dhènë, Lu-

let, azuri, gjethet e purpurta n’qetësi.

 

Sonata e hënës – këngë korrtarflakta,

– Pse këtu nuk puthni, as nuk qeshni?

Për këngë të dashurisë mos dënesni;

Vermitë me sabajë t’dlira kallinjarta…

E premte, 7/8 kollozheg 2021, në Dardaninë Ilire

 

 

HIJA NË GJAKUN TIM

 

S’di kush e cyti hijen të futet

Pa privilegjë thellë gjakut tim,

S’ka fuqi zjarri për vëzhgim –

Njeriu lindi – hija pse ngutet?

 

Hyrja në ditë ësht’e sigurtë,

T’sundojë mbi ato që krijon

Hija nëpër gjak fole kërkon,

Brengën ma bën të ngurtë…

 

Hijes me vargje ia pres rritën,

Ndal!, i jap isharete në vijim,

Hijes i them s’ka më zgjerim,

As pa arsye s’ta drojë frikën!

 

Ndërmjet buzëve hark ura,

Hije që pa mëshirë m’gjykon!

Morave e turbullt gurgullon-

Ik shpirtkeqe futu n’zgurra!

 

Gjaku im s’do hije, po buçet

Që as ëndrrash s’të shtillë,e

Lisi thatë shkezës’të përfill;

Çdo rruaz’e bardhë ty t’qetë!

E martë, 12 kollozhék 2021, në Dardaninë Ilire

 

 

 

HIRI DHE ASGJË… HIRI

 

Përherë një pyetje e njëjtë

Të mos harlisemi, të mos mashtrohemi

E s’ke nga t’ia mbash: të mos hutohemi

Se vezullimin e yjeve e gjejmë nën hi –

Prodhimi i zjarrit është hiri, qarkorja për

Fatin e vatrës, ime më me fi i lante e

shplante teshat e koteshat, nëse (s’besoni)

As që diçka, po e zëmë kushediseçka, por

nëse mund të ndërmarrësh diç të përhimtë

Eshtë e vërtetë që prej hirit nuk del asgjë –

e këtë unë nuk e besoj fare – atëherë nuk

është e vërtetë se kushdo dhe asgjë në

këtë botë s’krijohet pa hi!? Pra, hiri paska

vlerën e vetë, do ti, edhe prej hirit po dilka

diçks… Keni parë hi të situr në sitën e mëndafsht?

Më në fund, edhe mos qoftë kështu, qofshin rrëfenjëza të tjera dhe e përhapshin

nëpër botë hirin e tyre – kjo e tëra është

shpresë – vetëm qoftë e tyre, – unë besimin

tim nuk mundem ta ndryshoj…

S’kam pse inatosem me botën… Hirin, unë

nuk e trillova as nga bjeshkët, malet, pyjet

dhe gurët gëlqerorë…

Them:

Hiri dhe asgjë… hiri!

gusht, 2017.

 

 

LUMI

 

Lumi brigjeve i ka ëndrrat pjellore,

Rrënjët nën gurë – vrullon burimin,

Nëpër kohë e kërkon pambarimin;

Përbirohet nëpër unazën hyjnore.

 

Kreshtën e nënujit – ndodhi çudia

Shkrepin e kuarcit duke e shpuar

Hap shtratin e vet pa u zemëruar;

Nën diell si kalë galopon kaltëria…

 

Lumi nën vete shtron rërë t’nxehtë,

Krenarinë lumit s’ia godet as rrufeja,

Vdekjen e kapërcejnë valët e reja,se

Rrufepritësin e ka mbi rè,t’mprehtë!

 

Lumi do derdhje s’do digë, as rezë,

Ia di enigmën, ai kërkon dhe flijime,

I tmerruar e vërshon vjershën time;

Peshqit fluturojnë nga bukuria zezë!

 

Vetëm lumin e shikon-Qerren diellore,

Sykaltërt n’hidhërim ngrihet përpjetë,

Mos kalo pranë lumin pa përshëndetë

N’emër i thërret rètë e shiut – qiellore.

E martë, 12 kollozhék 2021, në Dardaninë Ilire.

 

 

MBRËMJE KAMERTALE ME SHIJAVINË

 

 

Mot me shira lirike në pranverë,

Rètë hapin guaskën në kreshtë,

Mot me shi, shijavinë në vjeshtë

Mbrëmje kamertale përngaherë!

 

Perit’fatit ndehen rrudhat e natës,

Arona, briri, okarina, lira e argjilia,

Fyelli, kllasi, nimiri vegla nga Iliria,

Kor’e orkestra ekzekuton kantatën.

 

Mbrëmje lirike – përimtohet dielli,

Mbrëmje kamertale me shijavinë,

Lulet pjesëmarrëse koras vijnë, e

Duke u rritur me kurorat e qiellit.

 

Fytyrat e hijshme lojën trim’rojnë,

Zemra shikon përfare n’pah e dlirë,

Në pala fustanelash tingujt e mbirë,

T’mish’ruar gjithë pa më këndojnë.

 

Rituali i Sabës kishte orgji e ritual,

Festa përcillej me këngë, me valle,

Ilirët me dehje festonin as pa halle;

Zogjtë dëgjonin gjëkundi në mal,dhe

 

I ëndrroni ato instrumente muzikore

E bartnin sa ma lartë perin e xhitës,

Shakoni i zbulonte burimet e rritës,e

Mrekullitë vinin stinëve – pranverore.

 

Mbrëmja kamertale trëndafil’i bardhë,

Kënga në pentagram është kujtesë,se

Kantata muzikore frym’zohet shpresë;

Mbrëmja kamertale – hënën zbardhë!

E shtunë, 16 kollozhèk 2021, në Dardaninë Ilire.

 

 

NJERIU QË MBAHET MEND

– Josepf DIOGUARDIT – 1940

 

Jo nuk të harrojmë – vëllamadh gjaku,

Pas fisit tënd i ngjeshur me besnikëri,

DIELL je bërë po na ngrohë liri, me

Qëndresë arbëreshi – lule zambaku.

 

Fjalën e artë rrezesh kurorë në duar,

Pa mllef n’urtësi magjeps dhe gurin,

Stërgjyshi amanet – eshkë me unurin

I ke kujtim – n’Amerikën i dashuruar!

 

Shpresat t’diellnohen veç arbërisht,

Zërin lart’e ngrite për tëndin ATDHÈ!

Robërinë flake zbardhe çdo ditë t’re,

Me zonjën tate – Eratò – nurbrishtë…

 

Ju, kombin e ngritët në përmendore,

Minerva të dha zgjuarsi me trimëri…

Ballëpraruar – diellin me yje – krenari!

Me Hefestin dot s’po ndalesh prore…

 

Me instrumentet muzikore të Ilirëve,

DIOGUARD për ty bien ditë e natë…

Peng vure veten n’çdo shtrëngatë –

Paç jetë t’gjatë prej zemërdëlirëvet!..

E enjte, 14 kollozhék 2021, në Dardaninë Ilire.

 

TEGELA SHIU MBI ORGANO

 

Jehona e erës ja gjithnjë më është më afër.

Shikimi im i hedhur si suta diku për anësh e

vendosur në pëllëmbën e hapësirës – duket

nuse me duvak…

Më mungojnë stolirat e veshur me vellon, me flatrat viganore për të fluturuar në gjelbërim e lulëkuqe… Blerimi çdo kund ka

hedhur farën e mirësisë… Ylberet harkojnë.

– Uraton e bekon dielli,

– Kundërmon parfumi i erës,

– Të gjithë e shërojnë klithjen time, dhe

– Kumbojnë kumbonaret e mesditës…

Këlthas:

Etje, etje lumbardhët e mi më ulen në

malbrezat e ballit… Trishtilat e hapësirës,

tashmë janë akorduar çemanet e sqepave të

qelibartë të cicërimeve, gjuhët e tyre po

i derdhin qindra melodi të nektarta… E –

qielli i kumaktë në qetësi, me balluket e

veta – po pushon zemrës së blertë të gjelbërimit – s’di se për anash rrezet e vakta të diellit, me purpurin e tyre e puthin më lehtë se zefiri që po ngrafitet si arabeskat e një tempulli të lashtë.

 

Puhiza, puhizëza lumbardhët duke m’i

gudulisur s’po ndalet – gjithnjë lule të reja

duke zbuluar; ngjyra që s’i kam parë kurrë.

Tegela shiu mbi organo – lifqeret zhumhurojnë e derdhen në dantelat e ditës

si qëdisma e Lindihanës.

Gjuha futet nëpër kopshtet e

trëndafiltë… Po tunden si fruljetë Kopshtet e Semiramides, si mendimet e fëmijëve…

Blerësimet kanë marrë heqamë, në shpirtin

hyjnor të blerimit…

Kush kridhet në det të blerimit,

shija e anijeve memece, spiralja e ëndrrës,

duan diçka të thonë por prej pafuqisë kthehen ne gjethet e palmës kolosale…

 

Në e parë të shikosh në rrëzë të Diellit që

ajrit i bën tegela blu – shiu luan mbi organo,

e pastaj në thellësi deri në vetë fundin…

Shih, sa e mrekullueshme është kjo botë;

shushurimë dhe bardhësi – po arrihet e

bukura me bukurira… Janë hapur sytë e

blertë të ditës së hareshme, më të hershme se agimi… Po lahen sytë me duart e vesuara… Bukuria vetë lind e shpëlarë, të

vijave të rubinta… Fëmijët ndërtojnë Saraje

e kukulla rëre; dy të dashuruarit ngadalëz

kalojnë – në maja të gishtave që as një njeri

të mos e zgjojnë!.. Dhe puhiza me sy kolosi,

puhiza krahëshkurtëra… Duart e florinjta le

t’i lëshojnë gjymat e shiut nga qielli i blertë-blu…

 

Tegelat e shiut janë të palodhur duke lozur në  o r g a n o! Vetëm grushti i dritës së stërshkëlqyer në majë të gjilpërës me borë

përndejshëm digjet… Etje, etje – lumbardhët e mi! Vetëm sytë le të puthen!

 

Një orë që s’ndalet kurrë, kurdiset nga ëndrrat e fëmijëve… Brigjet i

pranojnë përrenjtë… Duke ndërprerë rrugën e syrit, as aty nuk janë më… E –

Organoja nuk pushon me tingujt e vet i

drithëron blerimet e përgjumura…

Shih, sa e mrekullueshme, e

(çuditshme? është, të them e blertë është

kjo botë – pas valës së njëmiliontë… nëpër

pëshpëritje dhe bardhësi deri në magjepsje.

Tegelat e shiut mbi organo, vijnë

valavinë…

Organoja jehon…

Në Dhèvendlindje, muaji blinor 2019.

 

 

Please follow and like us: