Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Jevrem Bërkoviq nuk është më!

Dje ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare akademiku dhe poeti më i madh i gjallë i Malit të Zi.
Ka qenë poet, po si një princ i poetëve, me hijen, me madhështinë e një princi. Ta takoje atë akademikun poet, sikur prekje një ikonë të lashtë. Ai mishëronte ende shijen e poetëve kombëtarë ballkanas, poetin “pimin to llau”, siç thonë grekët, udhëheqësin shpirtëror, përfaqësuesin më të lartë të kombit të vet. Mbase hija e nga më të fundmëve bardë të së shkuarës.
Bërkoviqi krenar e truplartë ka qenë mik shtëpie me Ali Podrimjen tonë. Ka pasur miqësi me shumë poetë, shkrimtarë shqiptarë të kohës së tij.
Lamtumirë Jevrem Bërkoviq!

————

Brkoviq u lind në Seoce afër Podgoricës më 29 dhjetor të vitit 1933. Në fshatin Kople kreu shkkollën fillore. Gjimnazin e kreu në Titograd të asaj kohe, sot Podgoricë dhe në Sarajevë, ku përfundoi edhe Shkollën e Lartë të Gazetarisë.

Është fitues i një serie çmimesh të njohura në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Është nderuar disa herë edhe në Kosovë ku më 2005 si i pari shkrimtar u nderua me çmimin “Kepi i shpresës së mirë” në takimet letrare “Fahredin Gunga” që mbaheshin në Mitrovicë. Pas tij u nderuan Ismail Kadare e shkrimtari amerikan John Updike. Po ashtu më 2013, mori çmimin “Teuta”, e më 2015 çmimin “Ali Podrimja”.

Please follow and like us: