Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Tefta Sala

Ti je një femër që gris ëmbël imazhe
Kur krehëri ledhaton flokët e tua
dhe ti përcjell femrën që fshihet
pas një trishtimi drithërimë.
Sytë tendosen në qindra vegime
ku njëri ishte preferenca e tij.
Mos shko gjithmonë në përjetime
mallesh,
lëre krëhërin të kreh pa dëshpërim.
Fundja ti je një femër që gris ëmbël
imazhe.
E provincat e mendjes i sistemon
sipas dëshirës.
Gëzuar miku im!
Gëzuar miku im!
Është bukur të harrohesh nga ti
atëherë kur dhe harresa nuk njeh veten.
Gëzuar ty miku im që thurje serenata
fjalësh deri në agimin tjetër.
Ç’bëja unë?
Harroja duke dëgjuar edhe veten.
Gëzuar miku im!
Nuk kam çfarë të uroj tjetër.
Çdo ndarje është e trishtë,
kjo jona nuk ka as emër.
Merr një mëngjes timin të rrëmujshëm
Merr një mëngjes timin të rrëmujshëm
mendsh e flokësh,
jetoje dhe më thuaj çfarë ndjen?
Trazira vullkanesh në shpirt,
apo dashuri për trishtimet dhe dhimbjet
kureshtare që kurrë nuk flenë?
Mbrëmje pa të brendshme trupit
Mbrëmje pa të brendshme trupit
që lahet nën shi si një virgjëreshë
plot sharm.
Në sfond nuk ka sy të përhumbur
që hanë format e kësaj mbrëmjeje
si të jenë ëmbëlsira mbi një
tabaka të artë.
Please follow and like us: