Poezia e Zagajewskit vjen në shqip nga Bardhyl Londo
ADAM ZAGAJEWSKI: 27 JANAR
27 janari është Dita e Kujtesës së Viktimave të Holokaustit, por dhe datëlindja e Moxartit.
Ditë e ftohtë. Një qiell dimri. Frymë e bardhë.
Këtë të premte nuk dimë
çfarë të festojmë dhe për çfarë të mbajmë zi:
është dita e përkujtimit të Holokaustit
dhe datëlindja e Moxartit.
Kujtesa jonë është e përhumbur.
Imagjinata jonë e ka humbur orientimin.
Qirinjtë në pezulin e dritares vajtojnë
(na kanë kërkuar të ndezim qirinj),
por muzika njerëzore e djaloshit Moxart
vjen tek ne nga altoparlantët, rokoko,
epoka e parukeve të argjenda vjen dhe jo flokët
e thinjura të Aushvicit që ne kemi njohur,
epoka e kostumeve, jo nudizmi,
shpresa, jo dëshpërimi,
Kujtesa jonë është e përhumbur,
imagjinata jonë përhumbet në mendime.