Bardhyl Londo: KUJTIM
Ti ike. E nxehur, e trishtuar.
Siç duket, the, s’kemi gjë për të thënë.
Mbi filxhanin e kafes gjysmëpirë
i kuqi i buzëve si gjysmëhënë.
Tani në kafe hyj somnambul,
më dhemb gjithcka e s’di ç’më dhemb.
Mbi buzët e filxhaneve kafepirë
kërkoj gjysmëhënën e të kuqit tënd./albspirit
Please follow and like us: