Albspirit

Media/News/Publishing

Anka Hasi: Si ka ndikuar pandemia në trendet në arsim dhe tregun e punës?

Pandemia Covid-19 ka sjellë shumë ndryshime në një nivel global. Midis të cilave veçanërisht vihet re në tregun e punës, nevoja në rritje për njerëz të mirëarsimuar, të aftë për tu përshtatur me ndryshimet e reja, të cilët janë të prirur për të “menduar jashtë kutisë”. Punëdhënësit në të gjithë botën janë bërë të vetëdijshëm pas pandemisë që rrethanat e biznesit po ndryshojnë më shpejt se kurrë, gjë që kërkon aftësinë për tu përshtatur shpejt, gjithashtu dhe punonjësit që janë të gatshëm të përshtaten me kushtet e reja të punës dhe të mësojnë shpejt. Ndryshimet në tregun e punës zakonisht sjellin ndryshime në fushën e arsimit të lartë. Këto ndryshime do të pasqyrohen në panairin Virtual World Education Fair 2021, i cili do të zhvillohet më 10 Mars nga ora 14:00 deri në 18:00.

Arsimi është një nga fushat që ka pësuar një transformim të madh gjatë vitit të kaluar. Distancimi social ka detyruar shumë institucione arsimore të përshtaten me mësimdhënien online. Edhe World Education Fair, panairi më i madh i arsimit në Shqipëri që zhvillohet prej më shumë se dhjetë vitesh në Tiranë, do të zhvillohet online. Edhe pse në fillim pamë vetëm mangësi në gjithçka, tani ka kaluar mjaft kohë dhe mund të shohim avantazhet e këtyre ndryshimeve. Periudha në të cilën jemi është provuar të jetë një kohë ideale për zhvillimin akademik. Njerëzit po zgjedhin studimet master për të cilat kanë menduar për një kohë të gjatë, qoftë kjo diçka që do t’i bëjë ata ekspertë më të mirë në fushën që kanë zgjedhur, apo ndoshta mund të sjelli një ndryshim të ri në karrierën e tyre profesionale”, shpjegon Krystyna Wierzbowicz, eksperte në fushën e arsimit pranë Integral Educational Programs.

Nga njëra anë, punëdhënësit kanë pasur mundësinë të përballen me një krizë që në shumë raste u ka treguar atyre dobësitë dhe potencialet e mënyrës se si ata e bënin punën. Gjithashtu, shumica e njerëzve rishikuan biznesin e tyre gjatë kësaj periudhe, e cila ndryshoi në mënyrë drastike ritmin dhe mënyrën e jetës dhe punës. Të gjitha këto mundësi nuk u humbën nga institucionet arsimore, kështu që lajmi i mirë është se Panairi World Education Fair sjell shumë oferta dhe mundësi të favorshme për zhvillimin akademik jashtë vendit.

Interesante është që Mbretëria e Bashkuar ka miratuar një ligj që lejon qëndrimin deri në 2 vjet pas përfundimit të studimeve universitare, një lajm I shkëlqyer për të gjithë studentët internacional. Ky do të jetë një nga panairet ku njerëzit do të përfitojnë nga mundësitë e reja që ofrohen. Do të kemi një universitet nga Holanda që ofron mundësinë e studimeve pasuniversitare me fokus në punën kërkimore me një tarifë shkollimi prej 2,000 eurosh. Meqë çmimi i plotë i këtyre programeve është rreth 15,000 euro, ne besojmë se këtë vit Panairi World Education Fair do të ofrojë mundësi interesante për të inkurajuar studentët të përmirësohen duke ndjekur programe studimi që më parë nuk e kanë patur mundësinë. Ne presim oferta të shumta për studentët e shkollës së mesme dhe të lartë nga Shqipëria, pohon Krystyna Wierzbowicz.

Më shumë se tridhjetë institucione prestigjioze arsimore nga Austria, Gjermania, Belgjika, Britania e Madhe, Greqia, Hollanda dhe SH.B.A. do të marrin pjesë në Panairin Virtual World Education Fair më 10 Mars 2021.

Panairi World Education Fair, panairi më i madh i arsimit në Tiranë, ka sjellë tendencat më të fundit në fushën e arsimit në Shqipëri për gati 10 vjet, dhe çdo vit lidh pjesëmarrësit me institucione arsimore nga vende të ndryshme. Për shkak të zhvillimeve më të fundit, Panairi World Education Fair do të mbahet këtë vit përsëri përmes një platforme moderne online, e cila lejon vizitorët të vizitojnë në mënyrë të sigurt stendat online, si dhe të marrin informacion direkt nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve arsimore.

Si të regjistroheni për Panairin Virtual World Education Fair?

Studentët dhe prindërit e interesuar për të ndjekur panairin virtual duhet të regjistrohen paraprakisht në linkun e mëposhtëm:

https://app.brazenconnect.com/a/world-education/e/3bPnQ

Regjistrimi është falas.

Përvec takimeve me përfaqësuesit e institucioneve pjesmarrëse dhe konsulentëve arsimor do të keni mundësinë të ndiqni prezantime informuese online me tematikat e mëposhtme :

  • Studimet Bachelor në Londër dhe Europë – Gjithcka rreth studimeve bachelor, programet, universitetet, kushtet e pranimit, bursat dhe aplikimet
  • Bursat dhe përgatitjet për gjimnazet dhe kampet e verës jashtë vendit – Gjithcka që duhet të dini për shkollat e mesme dhe kampet e verës jashtë vendit. Mëso më shumë rreth bursave dhe përgatitjeve për të studiuar jashtë vendit.
  • AMERICA IS CLOSER THAN YOU THINK: STUDY, Work and Travel to USA – Gjithcka që duhet të dini rreth: kampeve të verës, shkollave të mesme, universiteteve dhe programit work and travel në shtetet e bashkuara të Amerikës.
  • Programet Master në Londër dhe Europë – Gjithcka rreth studimeve master, programet, universitetet, kushtet e pranimit, bursat dhe aplikimet.

 

Rreth INTEGRAL:

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 29 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjëdhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe  është i pranishëm në disa vende europiane.  Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 10-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 300 institucione të njohura në Britaninë e Madhe, Europë, SHBA dhe Azi.

Prej 17 vitesh, INTEGRAL GROUP ka organizuar një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit. Panairi i parë i edukimit u organizua në Bullgari 17 vite më parë dhe sot organizohet rregullisht në Rumani, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe, prej 10 vitesh, në Shqipëri.

 

 

 

Please follow and like us: