Mediat e botërore raportojnë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem
Media të mëdha botërore kanë raportuar sot për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se Kosova ka hapur ambasadën e saj të dielën duke i ndjekur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalan të vetmet vende të cilat e kanë hapur ambasadën në një qytet statusi i të cilit është në zemër të konfliktit izraelito-palestinez.
Kosova me shumicë myslimane premtoi të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem kur vendosi lidhje diplomatike me Izraelin vitin e kaluar nën sponsorizimin e SHBA-së.
Reuters shkruan se Izraeli i sheh lidhjet e saj të reja me Kosovën si pjesë e normalizimit të saj më të gjerë me vendet arabe dhe myslimane sipas marrëveshjeve të sponsorizuara nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Wasel Abu Youssef, një anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, tha se hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem është në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe synon ta dobësojë “çështjen palestineze”.
Të enjten, Republika Çeke hapi një zyrë diplomatike në Jeruzalem, një degë e ambasadës së saj në Tel Aviv, një veprim që tërhoqi dënimin nga Palestinezët dhe Lidhja Arabe.
Ndërkaq Associated Press duke u bazuar në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës ka shkruar se ambasada është hapur pas vendosjes së lidhjeve diplomatike me Izraelin pas takimit Kosovë-Serbi të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në shtator.
AP-ja ka shkruar se shumica e bashkësisë ndërkombëtare nuk e njeh aneksimin nga Izraeli të Jerusalemit lindor dhe thotë se pretendimet ndaj qytetit duhet të zgjidhen përmes negociatave. Shumica e ambasadave ndërkombëtare janë në Tel Aviv.
Kosova bëhet vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, pas SHBA-së dhe Guatemalas.
Sipas AP-së, Albin Kurti, lideri i cili i ka fituar zgjedhjet e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë diplomatike përpara marrjes së postit të tij pas presionit nga Turqia, një aleat i ngushtë i vendit të ri të Ballkanit Perëndimor për të ndryshuar mendjen për vendndodhjen e Jerusalemit.
Kurti ka thënë se “Vendi ku do të vendoset ambasada do të konsiderohet pas kontrollit të dokumentacionit të qeverisë në largim.”
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Kosovën se vendosja e ambasadës mund të dëmtojë marrëdhëniet e ardhshme me vendin e tij.
Ndërkaq The Guardian ka shkruar se ambasada është hapur gjatë një ceremonie derisa Kosova ka vendosur flamurin e saj afër ndërtesës.
Sipas raportimit, Serbia ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës duke e konsideruar atë si provincë të vetën, derisa Kosova është njohur nga shumica e vendeve perëndimore, derisa refuzimi i njohjes nga aleatët e Beogradit, e ka lënë atë jashtë Kombeve të Bashkuara./koha.net