Klodeta Dibra: Tirana është Shtëpia ime, është Atdheu im
Të dashur mike, miq, kolegë, mësues, studentë e ish studentë, bashkëqytetarë, sportistë e ish sportistë!
Nga sot nis gara e bukur drejt Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë!
Jam një prej kandidateve në Qarkun e Tiranës me listën shumemrore të Partisë Socialiste, së cilës i jam mirënjohëse për besimin e dhënë e në mënyrë të veçantë Kryeministrit Rama e Kryetarit Veliaj.
E ndjej detyrim moral, qytetar, profesional e njerëzor të falenderoj familjen time të mrekullueshme (me dy engjëjt në qiell) për mbështetjen e pakursyer dhe dashurinë e pamatë që më ka falur në rrugëtimin tim; të falenderoj koleget e kolegët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja e të Universitetit të Tiranës me të cilët kam përshkuar plot 32 vite karrierë; të falenderoj studentët për kënaqësinë dhe mundësinë për t’u bërë kjo që jam sot; të falenderoj koleget e kolegët mësues me të cilët ndajmë vazhdimisht mendime; të falenderoj basketbollistet e 17 Nëntorit të madh për kohën dhe vitet më të bukura që kemi jetuar bashkë me shumë sfida, fitore e trofe si edhe të gjithë sportistët që i kanë dhënë kaq shumë sportit e vendit tonë; të falenderoj nga zemra bashkëqytetarët kryeqytetas për respektin, vlerësimin, dashurinë që më kanë falur.
Tirana është Shtëpia ime, është Atdheu im, është Krenaria ime! Nuk do rresht së kontribuari për qytetin që rreh fort në mendje e zemër!
Nga sot deri më 25 Prill është ndeshja më kohëgjatë e jetës sime e unë duhet të realizoj 3-pikësh!
Please follow and like us: