Gjeneral* Piro Ahmetaj: 24 Marsi i skalitur në çlirimin e Kosovës si dhe mirënjohjen kombëtare ndaj SHBA & NATO-s!
Sot është një datë, që simbolizon përvjetorin e një ngarje të madhe, që mbetet pērjetësisht e skalitur në kujtesën kombëtare!
Në mbrëmjen e 23 marsit 1999, misionari Ambasadori i SHBA Holbrook, u kthye nga Beogradi (“i dështuar” për të evituar ndërhyrjen ushtarake) në selinë e NATO-s, Bruksel.
Ditën tjetër, 24 Mars 1999, SHBA & NATO nis fushatën ajrore për çlirimin e Kosovës!
Kjo ngjarje shënoi nisjen e luftës për të gjunjëzuar një kriminel lufte si Millosheviçi si dhe ndryshoi me meritë dhe përjetësisht gjeopolitikën e rajonit të Ballkanit, në favor të Kombit Shqiptar!
Si sot, 22 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATO-s u angazhuan për herë të parë në një luftë historike “jashtë artikullit 5”, por edhe u legjitimua si ”Aleanca e lirisë dhe e besimit te vlerat demkratike” në mbarë botën!
Prandaj, 24 Marsi jo vetëm mbetet një datë e lavdishme për Kosovën, por SHBA & NATO meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë shqiptarët!
(Marrë nga faqja në Facebook).