Albspirit

Media/News/Publishing

Revista “Klubi i Fëmijëve”, një hapësirë dedikuar fëmijëve

Nga themeluesja e revistës Marsida Simo (sociologe)

Pandemia e shtoi shumë qendrimin e fëmijëve përpara ekranit dhe për më tepër ekspozimin e tyre ndaj materialeve të pa përshtatshme për moshën e tyre. Ndaj ishte e nevojshme kanalizimi i vëmendjes së fëmijëve në një revistë e cila i përngjan një komuniteti fëmijësh të cilët ndajnë me njëri tjetrin talente dhe dëshira. Në muajin dhjetor nisi një projekt i veçantë për fëmijët pikërisht me krijimin e revistës “Klubi i Fëmijëvë” i cili publikohet çdo muaj, ku vogëlushët kanë mundësi ta lexojnë online falas.

Revista është e ndarë në disa rubrika

Si fillim nis me disa këshilla apo rekomandime për metoda të caktuara në lidhje me edukimin, komunikimin, zhvillimin e fëmijës etj. Më tej është rubrika e gatimit ku vetë fëmijët përfshihen në gatim dhe tregojnë recetën që kanë përdorur, kjo si nxitje drejt të ushqyerit shëndetshëm. Po ashtu në revistë gjenden edhe tregime që përmbajnë mesazhe edukuese, apo poezi të krijuara nga vetë fëmijët.

Në rubrikën e pikturës, me prioritet është parë edhe shpjegimi i rëndësisë që ka vizatimi, apo dhe çdo veprimtari tjetër që merren fëmijët. Kurse në fund të revistës, janë vendosur fletë pune të cilat mund të plotësohen nga fëmijët ose që mund të shërbejnë si ide që mund të merren nga prindërit dhe mund ta përshtatin sipas moshës së fëmijës.

Qëllimi kryesor

Me rëndësi nuk ka vetëm shfletimii revistës, por nxitja e fëmijëve për të bërë dhe ata punëdore apo punime të tilla në jetën e tyre reale. Deri diku një konkurencë e shëndetshme për ta.  Ndërsa prindërit do ndihen më të orientuar ndaj mënyrës se si mund ta organizojnë ditën, javën apo ndonjë ditë specifike.

 

Tematikat e revistës “Klubi i Fëmijëve”

Çdo muaj në publikimin e revistës është menduar një tematikë, ku në muajin mars u  fokusuam tek mësuesi dhe roli i tij. Ndërsa revista e muajit prill do jetë po aq e veçantë pasi do ketë tematikën e autizmit dhe ndërgjegjësimit mbi autizmin. Po ashtu do të ketë pjesëmarrës, fëmijë nga diaspora.

 

Çdo fëmijë është i ftuar të marrë pjesë (pjesëmarrja është falas) duke kontaktuar Marsi Simo (themeluese e revistës).

 

Please follow and like us: