Albina Deda: 2 Prill, dhimbje e trishtim, por dhe optimizëm e idealizëm!
30 vite më parë Shkodra do përgjakej e Shqipëria do tronditej nga vrasjet makabër në piacën e saj të Arben Brocit dhe tri shokëve të tij.
Komunizmi dhe në grahmat e fundit do kënaqej me sadizëm dhe gjak!
U zgjodh Shkodra për t’u ekspozuar kriminalisht nga diktatura pse aty ishin ndezur shkëndijat e para të zjarrit të demokracisë.
Sot pas 30 vitesh paradoksi vazhdon.
Vrasësit e 2 Prillit, urdhërues dhe ekzekutorë janë akoma pa ndëshkim.
Gramoz Ruçi e të tjerë kriminelë drejtojnë sot parlamentin e shtetin.
Demokracia përjeton agoni e shpresa po shtegton.
Ndaj kjo ditë homazhi dhe nderimi le të kthehet në moment reflektimi e përbetimi.”Të mbrojmë lirinë tonë, votën tonë”.
Partia Demokratike, misonarja dhe shpresa jone!
Kujtesa për Arben Brocin dhe shokët e tij Besnikun, Nazmiun e Bujarin është sot e përzier me dhimbje e trishtim, por dhe me optimizëm e idealizëm për t’i shporruar nga pushteti bijtë e etërve që për 8 vite shkatërruan gjithçka!
Pak ditë na ndajnë nga fitorja mbi të keqen!
Të bashkuar drejt qeverisjes së PD dhe integrimit të shpejtë të vendit!
Please follow and like us: