Shaban Murati: Shqipëria, i vetmi shtet në Europë, që e konsideron diplomacinë sport
Shqipëria është i vetmi shtet në Europë, që e konsideron diplomacinë sport, sepse u ngritën në këmbë qeveritarë, politikanë e media për rrezikun kombëtar të heqjes së pasaportave diplomatike për futbollistët e kombëtares. Askujt prej tyre nuk i bie ndër mend e iu duket normale që pasaporta diplomatike shteti nuk u jep ambasadorëve të karrierës, që e kanë diplomacinë profesion.
Në logjikën e shtrembët të shtetit të shtrembët shqiptar pasaportat diplomatike janë dekorata dhe jo mjet identifikimi profesional, ndaj jepen për futboll, jo për diplomaci.
Please follow and like us: