Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: SOT ASHT E PREMTJA E MADHE

 

 

2 PRILL 2021… E PREMTJA E MADHE ISHTE… DIKUR…

Dita e “Pajtimit të Gjaqeve”… Sot e “harrueme”…

Por, fatkeqsisht Shqiptarët ishin “të gjithë bashkvuejtës e bashkfajtorë”!

Kështu i pat perkufizue Presidenti i parë i “pseudodemokracisë”!

Kujtoj sot klerikun At Dioniz Makaj, i cili mbas vitit 1991 shkonte nder Malësitë e Veriut, kryesisht nga Puka per me pajtue gjaqet…

Me çfarë forcet ju ngjiteshin Maleve dhe trokitëshin nder ata dyerë, që per sa e sa vite ishin ngujue të shkretat familje nga gjakmarrja… Vetem me mendue mbylljen e portareve të tyne me fëmijt’ e vegjel, nga një frikë kushedi sa vjeçare e shkrepjes s’ armëve gjakbase nder ata krahina…

E, bash kur duheshin ulë armët vrastare, atëherë u ngritën tjerat vetem sesi me harrue gjakderdhjen e vrasjet e barbarve t’ pashpirtë komunista.

E pushka vazhdonte me hapë vorre të reja… Sa shumë vite o Zot!..

E kur? – Atëherë, kur “pajtimi i gjaqeve ishte ma i nevojshem se kurr”!

Atëherë kur fjala “falje”, nuk u gjet as në gojen e gjarpijve të sigurimit të shtetit, që kushedi sa shtëpia i mbuluen me ruba e degermija tek na…

Kam shkrue dhe po e persëris: Pa pajtim kombtar nuk ka qetsi Atdheu!

Pa u dënue vrastarët e pashpirtë dhe gjakbasit e djeshem dhe të sotem, as mos të mendojnë njeri per qetsi e paqë në Tokat tona Shqiptare!

Shqiptarë! Atdheu ka nevojë per dënimin e vrastarëve e gjaksorve katila!

Pa dënimin e tyne asnjëherë nuk bahet Shqipnia e Gjergj Kastriotit!   

Melbourne, 2 Prill 2021.

Please follow and like us: