Albspirit

Media/News/Publishing

Lediana Fratari merr mbështetjen e të përndjekurve: Do të jem zëri juaj dhe i çdo qytetari për një të arshme më të mirë

Lediana Fratari merr mbështetjen e të përndjekurve politikë: Do të jem zëri juaj dhe i çdo qytetari që kërkon të ndërtojë në Shqipëri një të arshme më të mirë.

Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, pasardhëse e familjes atdhetare Fratari, e ka nisur fushatën me ish të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë. Në nje takim tek selia e Institutit për Studimet e Krimeve Kundër Komunizmit, Ledjana Fratari u mbështet nga të dy shoqatat e ish të persekutuarve si personi i duhur për të përfaqësuar këtë shtresë. Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë tha se Lediana Fratari do të çojë në parlament vlerat e familjes së saj atdhetare, që kanë kontribuar për vendin që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, tek lufta anti-fashiste dhe rezistenca antikomuniste.

Kandidatja e PD Lediana Fratari, deklaroi se është një detyrim politik dhe detyrim moral që të jetë zëri i shtresës së ish të përsekutuarve në regjimin komunist në parlament, në mënyrë që qeveria e PD të permbushë të gjitha angazhimet e marra.

“Programi i Partisë Demokratike, është një projekt politik, ekonomik dhe social për të nxjerrë shqiptarët nga mjerimi dhe kurrupsioni ku i ka zhytur qeverisja e socialistëve. Por veçanërisht, ish të përndjekurit politikë, do të trajtohen me prioritet, jo për mëshirë, por për të rivendosur nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”- tha Fratari.

Përfaqësues të ish të përndjekurve, shprehën mbështetjen për kandidaturën e Lediana Fratarit, si vajzë e një familjeje të madhe, por edhe si një politikane e re, me formim perëndimor.

Please follow and like us: