Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Diaspora s’është në rrezik që të shpëtohet nga ndonjë profet i rremë!

Diaspora s’duhet të trajtohet si hambar për vota e pushtet.
Pikërisht për këtë arsye sot diaspora jonë duhet të ndihet e fyer dhe e përbuzur nga kjo tendencë e hapur për ta shfrytëzuar atë për qëllime të liga e për pushtet allaerdoganian.
Diaspora përfaqëson një vlerë shumë ma të madhe dhe shumë ma fisnike se kuata e numrave dhe shifrave ku po tenton reduktojë lëvizja e parullave, mashtrimeve dhe demagogjisë.
Diaspora s’është shifër dhe s’duhet të trajtohet si shifër.
Ajo është dhimbja jonë historike, që na kujton kohët e randa historike, prej kur tokat e Arbnit ranë nën sundimin osman dhe mbi shqiptarë ra terri e tmerri. Po, prej asaj kohe, tokat e Arbnit mbetën për disa shekuj jashtë rrezeve të lirisë: djerrinë, të shkreta dhe larg zhvillimit.
Po ashtu, diaspora na kujton dhunën, varfërinë dhe terrorin serb mbi shqiptarët. Gjithashtu ajo na kujton edhe faktin e mrekullueshëm se bashkë me ta dhe alturizmin e tyre ia kemi dalë ta fitojmë lirinë dhe të kemi shtet.
Këto fakte s’duhet ta turbullojnë askënd.
Pra, diaspora është dhimbje.
Është mall.
Është plaga jonë shekullore dhe njëkohësisht është një shtyllë e rëndësishme në ngrehinën tonë kombëtare.
Po, unë jam shumë i bindur se diaspora ka vlerë shumë ma përfaqësuese seç mund t’i gjykojë dikush nga politika në Prishtinë ose seç mund t’i përfaqësojë ndonjë që turfullon.
Diaspora sot po paragjykohet e po manipulohet me metoda të egra propaganduese, siç ka ngjarë kohëve të fundit.
Ata njerëz s’mmeritojnë të bombardohen me propagandë kundër shtetit të tyre, siç i ka bombarduar Lëvizja e dokrrave dhe demagogjisë.
Diaspora duhet ta kuptojë se shteti i tyre s’është në rrezik që të shpëtohet nga ndonjë profet i rremë!
Please follow and like us: