Albspirit

Media/News/Publishing

Nikollaq Neranxi: Banorë të Bregut, bëjani tërmet Damianit!

Ky është një nga ato raste kur i përulem sinqeritetit të Kryeministrit, sepse jam vetë dëshmitar se si e bën tërmetin shoku Damian. Nëse lart në Dibër, me tërmet alla Damian, rilindasit nënkuptojnë, mbush kutitë e PS-së me vota, në zonën e Bregdetit të Jugut, tërmeti është shumë më shkatërrues se kaq!
Gjatë viteve të qeverisjes së Damianit dhe shokëve (hajdutëve) të tij, zona më e bukur, më turistike dhe më me vlerë e Shqipërisë, u grabit dhe u plaçkit cep më cep.
Gjatë procesit të grabitjes, Damiani, asokohe ministër, kalonte ndonjëherë nga Himara dhe thoshte ndonjë gënjeshtër, si kjo në video që daton 6 tetor 2016, ku ai premtonte çertifikata pronësie për pronarët e ligjshëm.
Banorët e zonës natyrisht që nuk e besuan, prandaj e përcollën me fishkëllima, por ja ku erdhën zgjedhjet e tjera dhe tërmeti Damian, me urdhër të shefit, duhet të mashtrojë përsëri
Tani unë kam një pyetje për banorët e asaj zone: “A i morët pronat që ju premtoi Damiani 5 vite më parë, apo morët atë që thonë vlonjatët në barcoleta”? Përgjigja është që çertifikata pronësie morën vetëm grabitësit.
Prandaj, pikërisht për këtë arsye, edhe ju me 25 Prill, duhet t’i jepni Damianit dhe shokëve të tij, të njëjtën gjë që ata ju dhanë ju për kaq vite.
Bëjani tërmet e kaluar tërmetit, që t’iu shëmbet nën këmbë, toka që ju grabitën!
Please follow and like us: