Notarja shqiptare, Nikol Merizaj fiton 3 medalje dhe 3 rekorde kombëtare në Bullgari
Notarja shqiptare Nikol Merizaj ka përfunduar “Bulgaria Open Team Championship” me 3 medalje dhe 3 rekorde kombëtare, në garat 50 m delfin (28.17), 100 m delfin (1.03.38) dhe 100 m stil i lirë (57.75).
Në rrjetet sociale, Merizaj ia dedikoi medaljet gjyshit të saj, që ka ndërruar jetë para 6 muajsh.
“Në prag të 6-mujorit të ndarjes nga jeta të gjyshit tim, u mundova t’i bëja një dhuratë të vogël, e cila do të vazhdojë për shumë gjatë. Falenderoj të gjithë për suportin dhe ndihmën që më jepni në rrugëtimin tim të vështirë, por të bukur”, shkruan Nikol Merizaj.
Please follow and like us: