Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i kuvendit dhe neni 3 i kushtetutës së Shqipërisë

Një deputet i kuvendit shqiptar që ka cenuar vazhdimisht figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që përbën identitet dhe trashëgimi kombëtare, vijon të rizgjidhet në parlament, ndërsa mund të ishte në ndjekje penale. Natyrisht turp për partinë politike që e vë për ta votuar para mbështetësve e anëtarëve të saj dhe njëmijë herë turp dhe faj për institucionet ligjzbatuese të shtetit që nuk ia kanë dhënë organeve të drejtësisë. I njëjti arsyetim shkon edhe për krijuesit që me veprat e tyre prekin identitetin kombëtar apo disa kinse analistë apo profesorë që flasin vazhdimisht për komb kosovar, kur në fakt nuk egziston sepse ka vetëm komb shqiptar në të gjitha hapësirat e natyrshme të këtij territori.

Neni 3

Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

Please follow and like us: