Lediana Fratari: Në 25 prill, ndryshim dhe një politikë e gjeneratës së re
Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, merr mbështetjen e të rinjve në zonën e Komunës së Parisit në Tiranën e Re.
Fratari dhe ekipi i saj takuan sot dhjetëra qytetarë dhe shumë të rinj në këtë zonë, për t’u prezantuar atyre jo vetëm programin e Partisë Demokratike, por edhe idenë e politikës së gjeneratës së re.
“Përjetova ndjesi të mrekullueshme sot, në rrugën Komuna e Parisit, ku mora takime më shumë njerëz dhe u dhashë në dorë një fletushkë ku përcillet një mesazh i shkurtër për qytetarët shqiptarë. Ishte ngazëllues fakti se shumë të rinj janë plot shpresë për një ndryshim në datën 25 prill. U shpreha gatishmërinë time për të qenë përfaqësuesve të rinjve në parlament, për të qenë zëri i tyre në politikën shqiptare” – shkruan Fratari në faqen e saj.