Lediana Fratari: Me gratë e dhunuara, për t’u bërë bashkë kundër dhunës
Një nga kauzat e mia në politikë është mbrojtja e grave, denoncimi dhe ndëshkimi i dhunës në familje. Sot takova disa prej tyre, dëgjova historinë e secilës nga goja e tyre. Vajza që kanë rënë pre e trafikimit, gra që kanë rënë pre e dhunës së burrave barbarë.
Shumica e grave të dhunuara sot janë në pamundësi denoncimi dhe reagimi, duke bërë që të nënshtrohen.
Do të jem zëri i këtyre grave në parlament dhe në politikë.
Do të këmbëngul për të forcuar penalitetet ligjore dhe zbatimin e tyre, ndaj burrave të dhunshëm.
Do të luftoj fort, për të siguruar mbrojtje për këto gra, për të shpëtuar nga skllavëria ku janë futur.
Mbi të gjitha, unë u premtova atyre nismën për t’i mbështetur në organizimin e një shoqate të grave të dhunuara nga vetë gratë e dhunuara. Askush nuk mund ta adresojë këtë plagë më mirë dhe më shumë sesa ato që e kanë përjetuar.
Unë do të jem krah tyre në këtë përpjekje për të frymëzuar çdo grua të ngrejë krye para dhunës.
Please follow and like us: