Rudina Jasini: Duke kërkuar patronazhistin
Nuk e di se si po trajtohet kjo vjedhje dhe shperndarje e te dhenave personale te mijerave individeve ne Shqiperi, por di qe kjo do te perbente nje shkelje shume te rende te te drejtave dhe lirive individuale per te cilen ne cdo shtet demokratik do te kishte nje ndjekje penale.
Potencialisht cdo individ i cenuar nga kjo shkelje mund te kerkoj ndjekje penale, por do te doja te shihja juristet me te mire te vendit ta ngrinin kete ceshtje si “class action” pasi kjo shkelje ne mendimin tim perben nje nga abuzimet dhe cenimet me te renda te te drejtave te individit ne Shqiperi.
Shume mund te mendojne se tashme ne boten e teknologjise, ne i jemi dorezuar ketij realiteti ku te dhenat tona regjistrohen ne shume platforma online, por kjo kurresesi nuk nenkupton qe individe, kompani apo parti te kene te drejten te abuzojne me te dhenat personale per te krijuar nje rrjet mbikqyrjeje dhe ndjekjeje. Shkurt ky eshte nje abuzim i paster dhe nje veper penale e rende!