Fritz RADOVANI: KUSH ASHT PRONARI TEK KOPSHTIJET E ‘RILINDJES’?
VIRUSI PYET PO KET A E DINI: KUSH ASHT PRONARI TEK KOPSHTIJET E “RILINDJES”?
“PARIMET NUK I SHKELIM!..”
AFROHEN VOTIMET: KUJDES LUSTRACIONIN!
Të huejtë kërkojnë lustracion… Edhe BE atë po kërkon…
“Edhe ne atë do bëjmë, nuk ia prishim atire”… thonte Everi inë!
Po njerëz janë edhe të huajtë ore… Po edhe ata do shohin, bëjnë llafe dhe shkojnë ore, po kështu ishte edhe në 1945… Kështu qe dhe në 1989… ata ikën dhe ne bëmë punën tonë… Ramizi e dinte këtë, ishte mjeshtër për të gjitha llafet e tyre… Gjithnjë përsëriste: “Le të llafosin ore, Partia është mbi të gjitha! Kurrë nuk ka gabuar ajo, gabonin vetëm individët, edhe ne atyre do i bëjmë vendin, do i dërgojmë në amballazhime të veprave…”.
Tani na ofrojnë dhe një ide tjatër të kundërt se gjoja, ne i paskemi thënë atyre: Se ish-komunistët nuk kanë përgjegjësi politike, as juridike, ishte sistemi ynë… që i pëlqente popullit, për krimet komuniste ishte sistemi…
Këtë e pranojnë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që kemi në Tiranë…
Keni pyetur ndonjëherë veten: Po, çfarë është ky “lustracioni ore…”?!
I shihni këto gjelbërimet? Po iu pyes për gjethet sipër… I njihni këto?… Kur të paketohen ato duhet të jenë të llustruara, të shndritura, pa pluhur fare, ashtu siç paketonim “Veprat e shokut Enver”, kur i dërgonim atje…
Shoku Ramiz gjithnjë porosiste: “Për t’i mbjellur dhe ujitur është populli.
Kur të vijë koha për t’i mbledhur e shitur, atëherë, kemi njerëzit tanë…
Pasuria e tyre na përket neve sepse, ne e bëmë… Ne dhe njerëzit tanë”…
Votoni lustracionin si na mëson Erdogani, Putini, Mao i Ri e komshijtë!
Ja, po afrohet “dita ynë”… I kemi mbjellur për datën 25 Prill…
Do i korrim… Për t’i pirë lëngun ditën e “fitorjes”… së “rilindjes”…
Melbourne, 19 Prill 2021.