Rezart Veleshnja: Sa të ketë patronazhistë s’kam për ta votuar PS
Pas çështjes së patronazhistit dhe vjedhjes së të dhënave, që janë kthyer në shqetësimin më të madh në vend, aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar për këtë situatë.
Ai shprehet se thjesht për faktin që është përgjuar me detaje për gjithçka që ka bërë gjatë këtyre viteve, s’do t’ia japë më kurrë votën Partisë Socialiste.
“Më në fund pash databazën dhe më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, nga vjen, kishte hyrë në familjen time, do votojë për PS, i ati ka dalë në pension.
Njëherë e përgjithmonë, sa të kem jetën, për këta njerëz që mua më kanë bërë këtë gjë, që më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë dhe informacione që është i sigurt ky që do votojë për ty, nuk e kanë votën vetëm nga kjo gjë.
Unë për PS isha me thënë të drejtën, do ta hidhja votën pas shumë vitesh, nuk do ta jap më, vetëm për këtë patronazhistin”, tha aktori, i ftuar sot në “Wake up”.
Disa ditë më parë, Veleshnja “vulosi” suksesin më të madh të karrierës së tij, 100 karakteret në emisionin e humorit “Portokalli”.
“Faleminderit trupa me e mire e shkolles Portokalli! Faleminderi Mami dhe Babi im se prej jush Sot festova 100 karakteret e mia ne portokalli karaktiri i 100 eshte kete te diele në Portokalli i them shkolle sepse te gjithe pasi ikin e falenderojne per mesimet qe i dha per rrugetimin e tyre ne jet! flm trupa e baletit! flm katershes se mrekullueshme flm Binaj Zalla Cela, Caci dhe padiskutim Denisa Haxhiaj!”- u shpreh ai.