Albspirit

Media/News/Publishing

Lediana Fratari: Një qeverisje e keqe na dëmton të gjithëve njësoj

 
Një qeverisje e keqe na dëmton të gjithëve njësoj
Të dashur bashkëqytetarë!
Nuk dua tu drejtohem as si demokratë, as si socialistë, e as si qytetarë të pa angazhuar.
Dua tu drejtohem thjeshtë si banorë të kryeqytetit dhe shtetas të kësaj republike.
Niveli i lartë i korrupsionit na ka dëmtuar të gjithëve njësoj. Çmimet shumë të larta e të pajustifikuara të ndërtimit të rrugëve, qindra miliona euro që shkojnë për inceneratorë fantazmë, tendera që fitohen nga kompani fantazmë offshore, koncensione që fabrikohen vetëm për t’u dhënë para klientëve të qeverisë… Një makineri gjigande korrupsioni ka gërryer buxhetin e shtetin, duke mos lënë para për shkollat, spitalet, për ujin dhe parqet e fëmijëve.
Para kësaj lubie, ne jemi të gjithë njësoj të humbur, të majtë, të djathtë dhe indiferentë.
Ndaj bashkohuni dhe votoni, jo thjeshtë kundër një partie, por kundër një të keqeje, që është shndërruar në problem kombëtar.
Voto nr. 3️⃣4️⃣ Lediana Fratari dhe Partinë Demokratike nr. 9.
Please follow and like us: