Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takohet me dr. Klodian Allajbeu, president i Spitalit Amerikan
Gjatë ditës së hënë në Spitalin Amerikan u organizua një takim midis Shkëlqesisë së Saj, Ambasadores së SHBA në Shqipëri, Znj. Yuri Kim dhe Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.
Gjatë vizitës së zhvilluar nga Spitalin Amerikan 3, Dr. Klodian Allajbeu shoqëroi Znj. Yuri Kim në hapësirat spitalore, duke i bërë një prezantim të ambienteve dhe kompanisë dhe më pas u organizua një takim i shkurtër me mjekë dhe staf mjekësor.
Gjatë takimit me mjekët Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Znj. Yuri Kim foli për rëndësinë dhe impaktin që kanë patur mjekët dhe stafi mjekësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe falenderoi ata për punën e tyre të përkushtuar jo vetëm tani, por çdo ditë.
Vizita e Ambasadores së SHBA në Shqipëri, Znj. Yuri Kim ishte për biseduar dhe parë mbarëvajtjen e Spitalit Amerikan, si një biznes me investime nga Fondi Amerikan. Mbas investimit të Spitali Amerikan, qëndron SEEF II dhe investime nga investitorë të huaj duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Agjencisë së investimeve të qeverisë Amerikane OPIC (Overseas Private Investment Corporation) si edhe të EBRD (Banka Europiane per Rindërtim dhe Zhvillim).
Spitali Amerikan është pionier i sistemit të kujdesit shëndetësor privat në vend. Me më shumë se 2700 punonjës të kujdesit shëndetësor profesional, tani jemi një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Spitali Amerikan ka lehtësuar jetën e qytetarëve dhe ka sjellë në vend ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Please follow and like us: