Lediana Fratari: Ta çojmë turizmin në çdo fshat dhe çdo familje
Ta çojmë turizmin në çdo fshat dhe çdo familje.
Vizitova një sipërmarrje agroturizmi në Shëngjergj të Tiranës, një nga fshatrat më të mrekullueshëm të Shqipërisë. Turizmi është një nga shtyllat e ekonomisë dhe Partia Demokratike e ka konsideruar atë promotorr të zhvillimit, duke parashikuar mbështetje maksimale.
Ne do të punojmë fort, për ta nxjerrë turizmin nga vija bregdetare dhe për ta orientuar atë edhe drejt trashëgimisë kulturore dhe zonave rurale. Shëngjergji ka gjithçka që i duhet një krahine për të pritur turistë. Ushqimi i mrekullueshëm, prodhimet e zonës organike, klima, mikpritja në familje, trashëgimia historike dhe kulturore, destinacione të mrekullueshme natyrore.
Por ajo që duhet bërë është përmirësimi i infrasturkturës dhe mbështetje me projekte për ta orientuar turizmin nga restorantet drejt familjeve, drejt shtëpive të banorëve të zonës, për t’i dhënë jetë turizmit familjar, që njerëzit të shijojnë jo vetëm ushqimin e natyrën, por edhe mënyrën rurale të të jetuarit.
Ne kemi një program ekonomik që i jep jetë shumë ideve në këtë fushë, ndaj ne u ftojmë banorët e Shëngjergjit dhe jo vetëm, që të mbështesin PD-në për zbatimin e ketij programi.
Votoni nr. 9 PD dhe nr. 34 Lediana Fratari.
Please follow and like us: