Ilir Levonja: Sakrifica sociale
Mos dëgjoni të marrët që thonë arrestoni Ilir Metën, si strumbullari i krimit. Nuk arrestoni ju, por policia. Për më tepër, Ilir Metën president nuk e bëtë ju, as opozita e sotshme. E bëri Edi Rama me lali Erin. Spiunët i quajnë patronazhistë, i marrin në mbrojtje publikisht. Ata që mbrojnë votën, i quajnë paramilitarë, madje i ndëshkojnë publikisht. Madje, madje po publikisht ju kërkojnë juve të arrestoni presidentin tuaj. Për ngjarjen e Kavajës folën me gjysëm zëri. Madje e nxorrën nga pas me video autorin, sqaroi publikun, nuk ishte socialist. I sqaroi me video se i ishte fyer mjekra. Një lloj forme e marrjes përsipër të krimit, si grupet fondamentale. Në Elbasan ia gjetën vegjën. Paramilitarët të vrasin. Në fund qyteti simbol i arsimit dhe kulturës, territor bandash. Në fund, mjerë ai që iku. Jeta të bën një personazh të hapur. Sot situata është e gjitha një sakrificë sociale. Nesër do shikojmë dramën tonë në një teatër me qiell të hapur. Njerëz që çirren dhe u dalin përpara furgonëve nëpër natë, shpërndajnë ‘ndihma’, japin para, blejnë vota, u mësojnë qytetarëve se si të votojnë, në fund u shënojnë emrin në fletore. Megjithatë propoganda bërtet arrestoni presidentin.
Një absurdidet putinist sovjetik, sikur prokurorin, xhandarin ta keni ju. Arrestojeni ose mbylljani gojën, megjithëse ligjet i kanë vetë, por arrestimin e kërkojnë nga ju. Ndërkohë quajnë sukses një reformë në drejtësi, e cila tenton e intimidion denoncuesit. Dhe ju që i besoni, në kor i vërsuleni presidentit. Po kështu nesër (larg qoftë pas 4 vjetëve, do ju kërkoj të arrestoni Erion Braçen). E harruat, e bën me Ben Blushin. Nëse në Shqipëri ka tension, ka plagosje apo vrasje, një gjëmë që kurrë mos u çoftë nëpër mend, e jo të ndodhi, dijeni se fajin e ka ai që i organizon zgjedhjet. Sa më shumë që kërkon nga ju, aq më i dështuar është. U çorr duke sharë opozitën për mos respektimin e distancës në mitingjet e saj, dje i harroi çjerrjet. E mbyti helmi, i solli autobuzët, postoi pamje me sheshe plot. Mos dëgjoni të marrët kur u thonë vrisni, por pështyjini!