Publikohen pamjet kur Rudolf Nikollaj sulmoi 5 besimtarë në xhaminë “Dine Hoxha”
Publikohen për herë të parë pamjet pas sulmit të ndodhur në Xhaminë “Dine Hoxha” tek rruga e Kavajës.
Pamjet janë siguruar nga Report Tv teksa nga një kamer sigurie e vendosur në brendësi të ambienteve të xhamisë, dallohet se si Rudolf Nikollaj futet duke vrapur dhe fillon e qëllon me thikë të gjithe personat që i dalin para.
Kujojmë që ditën e sotme Nikollaj ka dalë para trupës gjykuese; teksa për të është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Në gjykatë teksa i është dhënë fjala Rudolf Nikollaj është shprehur se prej një viti përndiqej nga persona të xhamisë, të cilët edhe mund t’i identifikonte.
“Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur . Shteti duhet ta dijë. Ajo që bëra s’është normale, por më kane përndjekur ata për 1 vit. Në spital kam ndenjur 3 jave, por pasi mora ilaçet dola”, ka thënë Nikollaj në gjyq.
Vetë babai i të dënuarit është shprehur se djali i tij ka qenë më herët në spitalin psikiarik dhe prej kohësh vuante nga depresioni e merrte ilaçe.
Të plagosurit nga kjo ngjarje:
Donald Koçi, rreth 35 vjeç
Saba Peposhi, rreth 22 vjeç
Mariglen Konja, rreth 24 vjeç
Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç
Anri Tola, rreth 23 vjeç./Opinion.al