Albspirit

Media/News/Publishing

Mustafa V. Spahiu: Prizreni

 

 

Agon me rreze, rritë breze, çdo mëngjeze,

Lidhja ka një Shtëpi, në histori, plot krenari,

T’gjith’e mbajmë në gji, si hajmali, vlerëflori

Me hire kalaja, se trandi murtaja, hijeshi n’malbreze.

 

Trimat lidhën besë, me shpresë, flakëqëndresë,

Abdyli pati guxim, me vrullim, diell n’kujtim,

Sylejman Vokshi, plumbakrahoshi, nxirrte tym,

Mic Sokoli dakoli, pinjolli si agsholi pa përtesë.

 

Tribunët, i trandën firaunët, tutkunët, brohori mali,

Ali Gucia, zbriste Malësia, Jallia e Toskëria,

Shuaip Spahia, kriste nomlia, dridhej perandoria,

Beriha Gjilani, don liri vatani, vrik rritej djali…

 

Gegënia nga trimëria, sytë me dylbia, hak për hak,

Pollogu pa zhurmë, vinin turrmë-turrmë, si lumi,

Kosova, mbarë Preshova e Kumanova si brumi;

Krismë rretheqark, çdo oxhak, shqipet n’Karadak…

 

Çdo mal duhet tund, me mund,detit deri n’fund…

– Trimat kanë emër, mbiemër dhe përemër…

Kokat lart, gishtat n’çark, cfark çdo zemër;

Atomet e shatit, rrezmi i fatit, zgjojnë çdo katund…

 

N’qershor mileti tabor-tabor, hesht’e kordhë,

Meandrim ylberi, gufej tmerri sikur vreri,

Shkrepën pushkët, mashingoveri dhe maliheri,

Zjarr përjetësie, hove vegjëlie, besnikërie, me dorë me dorë…

 

Besë t’burrërisë, peng ardhmërisë, – plisëbardhë –

Pa nguti, duart rrufe, yjeshkëmi s’njeh stuhi;

Urti jetësore, duarzgjatur, n’fitore, pa errësi;

Për t’gjetë t’vërtetën, ujem jetën, shqipet n’ballë.

 

Erdh’i tretë moti, erë baroti, si agzoti në ne,

S’u mashtruan, prapë u zgjuan, luftuan, si erë,

N’moh t’prerë, me vrer, një lter, s’jemi tferë;

Mburrja jonë, orëlig’e vonë, zezonë, për këtë atdhè…

 

Sefë Kosharja, shkrep batarja, e pret varja, maje lisi,

Ymer Prizreni, hapet kuvendi, dridhet vendi –

Rrjedh Lumëbardhi, thyhet gardhi, heqamë Kelmendi,

Për gjak e toprak, bardhëzambak është plisi…

 

Arnautët turren me vërshime, n’pakthime kudo ngjeti,

Stambolla me mbërthecka n’zemër, plagët në thembër!…

Duan shqiptarët, luftëtarët, t’kenë vatan me një emër…

Dhelpërisht, dinakërisht vinin depeshet nga mbreti!?

 

Padishahu s’njeh tradita, ngreh pusira dhe prita…

Ankohet te Rusia, mbushur sherre vjenë shqehëria!

Lidhjen tonë shqiptare, ashiqare, e shuan tradhëtia!

Prizreni s’luan nga vendi dhe kuvendi ka sypetrita…

 

 

E hënë, 19/21 prill 2021, në Dardaninë Ilire.

 

Please follow and like us: