Drita Kadriu: Dashuri në kohë maskash
Në kafene ulur bashkë, për tema të rënda e debat
Si tregimet e gjahtarëve, nis i pari me hajgare
Tetëmbëdhjetë i kish mbushë, por me gjoksat si arushë
Kurgjo s’është arushë me konë, pa i tund vithe katër pllëmbë
Pesëdhjetë po, por si sheqer, sikur dje asnjiherë.
Motelet burra na kanë shpëtu, në shtëpi gratë mos me i trazu
Një grua e jemja fort e ka lëshu, ja jep tjetri pa pritu
Një rend pije prej meje tash, e kom lidhë punën trashë
Përveç burrit krejt i ka, ai ja len qejfin hava
Ish i naltë në detyrë, nuk ka kohë me sy me kqyrë,
Nuk ia prishi qefin kurrë, me detyrë edhe unë o burrë,
Patriotë, trima të bashkuar, debat të thellë paskan shtruar
Kanë harru në shtëpi me shku, përralla të gjahtarëve duke tregu,
Gratë e urta e pa djallëzi, tinëz në shtrat diken kan shti.
Të gjorat gra duke mendu a mos burrat na kan trathtu.
Gjakovë, me 21.04.2021.