Ermal Mulosmani: Ramën e ka mundur mendjemadhësia ekstreme
Në jetën time nuk kam dëshiruar ndonjëherë humbjen e një njeriu sa e kam dashtë humbjen e Edi Ramës. Jo se ka qeverisur keq, ose më saktë, nuk ka qenë arsyeja kryesore keqqeverisja.
Arsyeja kryesore ka qenë arroganca, bulizmi, tallja që u ka bë të qeverisurve të vet, gazetarëve, ministrave, bujqve, reporterëve, shokëve, kundërshtarëve. Na u soll si Messia që na solli qytetërimin, dinjitetin, vaksinat, na shpëtoi nga tërmeti, nga rrumpalla! Nuk ka gjë më të rëndë për veshët e një votuesi sesa të dëgjojë Kryeministrin e vet duke u mburrur: “Unë ua solla këtë, unë vaksinat, unë paret e rindërtimit, unë pastrova plehrat…”. Po ik or plehrë se kemi jetuar e do jetojmë pa ty.
Na kishte mbetë vetëm duartrokitja dhe puthadorja. Edi Ramën nuk e ka mundë Lulzim Basha as Erion Veliaj as Ilir Meta e as Sali Berisha. E ka mundur mendjemadhësia ekstreme, trashja e zullumit nga arroganca. Ai nuk u rrëzua, ai vdiq si ai që hëngri më shumë sesa mbante stomaku deri sa plasi.
Kjo vlen edhe nëse i ka fituar zgjedhjet.
Please follow and like us: